Frederiksen: Fitorja e Ukrainës në luftën me Rusinë nuk ka alternativë
- Fitorja e Ukrainës në luftën me Rusinë nuk ka alternativë, deklaroi sot kryeministrja daneze, Mete Frederiksen në konferencën "GLOBSEK 2024" në Pragë.
- Post By Besnik Shuki
- 15:55, 31 gusht, 2024
Pragë, 31 gusht 2024 (MIA) - Fitorja e Ukrainës në luftën me Rusinë nuk ka alternativë, deklaroi sot kryeministrja daneze, Mete Frederiksen në konferencën "GLOBSEK 2024" në Pragë.
"Nëse Rusia fiton, jo vetëm Ukraina do të jetë e mposhtur, por të gjithë ne. Bashkimi Evropian asnjëherë nuk ka qenë aq i fuqishëm si sot. Ndonjëherë kemi diskutime të brendshme, por 26 anëtarë e përkrahin fitoren e Ukrainës, vetëm një jo. Një vend kundër tërë Evropës. Evropa asnjëherë nuk ka qenë aq e bashkuar si tani", tha Frederisken në forum, e transmetuar nga "Ukrainska pravda".
Ajo u bëri thirrje të gjithë atyre, të cilët nuk e përkrahin në mënyrë adekuate fitoren e Ukrainës, që të kuptojnë sa është e rrezikshme situata dhe konfirmoi se Danimarka nuk e kufizon përdorimin e aeroplanëve ushtarakë F-16 që ia ka dërguar armatës ukrainase.
"Më vjen keq që dërgesa e aeroplanëve F-16 ka zgjatur aq gjatë. Personalisht, isha e gatshme t'ia dorëzoj Ukrainës që në fillim të luftës. Por, shumë gjatë u bisedua nëse ky është vendimi i duhur apo jo", tha kryeministrja daneze. bsh/
Foto: MIA arkiv