• e shtunë, 23 nëntor 2024

Oda e mjekëve do të informojë për masat e ndërmarra për rastin me mjekun nga Spitali i Tetovës

Oda e mjekëve do të informojë për masat e ndërmarra për rastin me mjekun nga Spitali i Tetovës

Shkup, 18 prill 2023 (MIA) - Oda e mjekëve sot në konferemcë për shtyp do të informojë për aktivitetet e ndërmarra lidhur me rastin me anesteziologun nga Spitali klinik i Tetovës, i cili në rrjetin sociale "tik-tok" publikoi inçizime nga pacientë dhe personel mjekësor.

Mjekut 43-vjeçar iu përcaktua masa paraburgim prej tetë ditëve, ndërsa ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti kërkoi marrjen e licencës për punë.

Rastin në polici e ka paraqitur drejtori i spitalit, Pëllumb Vela. Ai të shtunën ka mbajtur pres konferencë të përbashkët me ministrin e Shëndetësisë, ku informuan se mjeku është suspenduar nga puna.

"Kjo ka ndodhur në repartin e kiretazhit, ku ai ka punuar si anesteziolog, derisa unë isha në Shkup, videon ma dërgoi një gazetar. Sapo e pash videon, menjëherë erdha në Tetovë dhe unë personalisht, si drejtor i spitalit, rastin e paraqita në polici, pasi bëhet fjalë për punë serioze", deklaroi Vela të shtunën. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR