• e hënë, 08 korrik 2024

OBSH: Njëzetë kamionët janë vetëm një “pikë” në oqean- ndihmë që është e nevojshme

OBSH: Njëzetë kamionët janë vetëm një “pikë” në oqean- ndihmë që është e nevojshme

Gjenevë, 19 tetor 2023 (MIA)- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) përshëndeti marrëveshjen që do të mundësojë hyrjen e 20 kamionëve me ndihma në Gaza nga Egjipti.

"Kamionët tanë janë të ngarkuar dhe të gatshëm për t'u nisur", tha drejtori i OBSH-së Tedros Adanom Gebrejesus në konferencë për shtyp. Ai shpreson se ndihmat do të dorëzohen nesër.

Doktor Majkëll Rajan, drejtor ekzekutiv i Programit për raste urgjente shëndetësore të OBSH-së, tha se do duhet t’u lejohet hyrja në Gaza çdo ditë, sepse 20 kamionë janë një "pikë në oqean" e ndihmës që nevojitet.

“Do të lutem sonte dhe nuk lutem shumë shpesh që kufiri të hapet nesër”, ka thënë Rajan. si/

Foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR