• e enjte, 26 dhjetor 2024

OBSH: E mbështesim Maqedoninë e Veriut në forcimin e kujdesit parësor shëndetësor, fillon fushata "Shëndet për të gjithë"

OBSH: E mbështesim Maqedoninë e Veriut në forcimin e kujdesit parësor shëndetësor, fillon fushata

Shkup, 7 prill 2023 (MIA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në 75 vjetorin e themelimit, që përkon me Ditën Botërore të Shëndetësisë, nis fushatën "Shëndet për të gjithë". Që të sigurohet shëndet për të gjithë, janë të nevojshme shërbime shëndetësore të përballueshme, me cilësi të lartë, një fuqi punëtore të fortë shëndetësore që ofron kujdes të fokusuar të pacientët, si dhe politikëbërës të angazhuar për të investuar në mbulimin shëndetësor universal.

"Përvjetori i OBSH-së paraqet një mundësi për të parë sukseset e arritura në fushën e shëndetit publik në të kaluarën, por edhe për t'u fokusuar në përballjen me sfidat e së ardhmes me shkencë, zgjidhje dhe solidaritet, thekson dr. Ane Johansen, përfaqësuese speciale e OBSH-së në Maqedoninë e Veriut dhe u.d. shefe e Zyrës së OBSH-së në Shkup.

null

 

OBSH, siç theksohet në kumtesën, e mbështet Maqedoninë e Veriut në forcimin e kujdesit parësor shëndetësor, i cili është themel i shëndetit publik. Përmes ekspertizës dhe mbështetjes teksine, OBSH e mbështet vendin në tejkalimin e sfidave të identifikaura që pengojnë qasjen e njerëzve në shërbimet e kujdesit shëndetësor.

“Qëllimi ynë është që të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut të kenë qasje në kujdes shëndetësor të cilësisë së lartë, pavarësisht nga vendbanimi apo statusi socio-ekonomik”, shton dr. Johansen.

OBSH gjithashtu punon me Ministrinë e Shëndetësisë në drejtim të mbrojtjes, mbështetjes dhe rritjes së fuqisë punëtore shëndetësore si prioritet strategjik. Kjo përfshin investimin në edukimin dhe zhvillimin e aftësive të punonjësve shëndetësorë për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve shëndetësore, si dhe përmirësimin e mundësive të punësimit për punonjësit e shëndetësisë.

Duke njohur rolin e rëndësishëm të Ministrisë së Shëndetësisë në arritjen e këtyre synimeve, OBSH mbështet gjithashtu forcimin e funksioneve qeverisëse dhe menaxhuese të Ministrisë. Puna e OBSH-së në Maqedoninë e Veriut përfshin gjithashtu mbështetjen për shëndetin e nënës dhe fëmijës, reduktimin e faktorëve të rrezikut për sëmundjet jo të transmetueshme për parandalim dhe kontroll, shëndetin mendor, imunizimin, gatishmërinë dhe reagimin ndaj emergjencave dhe një sërë fushash të tjera.

"Ne do të vazhdojmë të mbështesim progresin drejt mbulimit shëndetësor universal, mbrojtjen e qytetarëve gjatë krizave të shëndetit publik, promovimin e shëndetit dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve, si dhe forcimin e kapaciteteve të Ministrisë së Shëndetësisë për të zhvilluar dhe zbatuar politika të bazuara në prova me të cilat përmirësojnë rezultatet shëndetësore", thotë Dr. Johansen.

Në nivel global, janë të njohura arritjet në fushën e shëndetit publik gjatë shtatë dekadave të fundit me të cilat është përmirësuar shëndeti, mirëqenia dhe cilësia e jetës së njerëzve në mbarë botën: çrrënjosja e lisë, eliminimi pothuajse total i pesë sëmundjeve tropikale, vendosja sistematike e imunizimit rutinë, reduktimi i numrit të rasteve me paralizë të fëmijëve për 99 për qind, krijimi i vaksinës së parë kundër malaries, duke zhvilluar qasje të reja për të kontrolluar tuberkulozin, duke siguruar qasje në ujë të sigurt për miliarda njerëz dhe shumë të tjerë.

Megjithatë, pandemia KOVID-19 ka prishur sistemet shëndetësore, ekonomitë dhe shoqëritë.

"Bota e pa që kur shëndeti është në rrezik, gjithçka është në rrezik. Duke mësuar nga pandemia më e keqe në historinë tonë, OBSH është e gatshme të mbështesë vendet anembanë botës në krijimin e një marrëveshjeje kundër pandemisë, duke rishikuar Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit dhe iniciativa të tjera financiare, menaxhuese dhe operative  për të përgatitur botën për kërcënimet e ardhshme pandemike", përfundon Dr. Johansen. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR