• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

OBSH do të evakuojë rreth 1.000 gra dhe fëmijë nga Rripi i Gazës në spitalet nëpër Evropë

OBSH do të evakuojë rreth 1.000 gra dhe fëmijë nga Rripi i Gazës në spitalet nëpër Evropë

Gazë, 21 tetor 2024 (MIA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të evakuojë rreth një mijë gra dhe fëmijë nga Rripi i Gazës në objektet shëndetësore në Evropë për t'u ofruar ndihmë mjekësore.

"Nuk do të kishte ardhur deri te kjo nëse dialogu do të vazhdonte. Ilaçi më i rëndësishëm është paqja", tha përfaqësuesi i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge, transmeton Al Xhezira.

Përfaqësuesi i OBSH-së, përgjegjës për territoret e okupuara palestineze, Rik Pajperkon në fillim të këtij viti tha se të paktën 10.000 njerëz të cilët kanë nevojë urgjente mjekësore duhet të evakuohen nga Rripi i Gazës.

Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës këtë vit janë vrarë mbi 42.500 palestinezë.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR