• e shtunë, 29 qershor 2024

O Xhej Simpson, legjenda e akuzuar për vrasje të dyfishtë, vdiq në moshën 76-vjeçare

O Xhej Simpson, legjenda e akuzuar për vrasje të dyfishtë, vdiq në moshën 76-vjeçare

Uashington, 11 prill 2024 (MIA) - Orental Xhejms Simpson, një nga fudbollistët më të njohur të fudbollit amerikan, i njohur so O Xhej Simpson, vdiq mbrëmë në moshën 76-vjeçare, pas një sëmundje nga kanceri.

Në vitet e 1980-ta dhe 1990-ta, Simpson u bë mega i famshëm si futbollist dhe aktor në filma dhe reklama.

Në vitin 1994, ai megjithatë mbahet në mend për një ngjarje tjetër të pakëndshme - akuza për vrasjen e ish bashkëshortes së tij Nikol Braun Simpson dhe mikut të saj Ronald Goldman. Në vitin 1995 porota konfirmoi se ai nuk është fajtor për vrasjet e kryera me therrje. Gjykimi u emetua drejtpërdrejtë në televizionin kombëtar dhe e ka pasur vëmendjen e opinionit me vite.

Është interesante se pas përfundimit të këtij gjykimi, askush asnjëherë nuk u dënua për këtë krim. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR