• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nuri Seferi më 5 gusht në ringun e Strugës

Nuri Seferi më 5 gusht në ringun e Strugës

Shkup, 18 prill 2023 (MIA)- Avdyl Salihu, promotor i spektaklit që do të zhvillohet më 5 gusht ne Strugë ka njoftuar se Nuri Seferi pas 10 viteve po kthehet të boksojë në vendlindje.

“Të bashkëpunosh me emra të mëdhenj që i kanë dhënë shume boksit botëror me të vërtetë është një motiv shtesë për të vazhduar punën me sukses edhe në të ardhmen. Kështu jam shumë i gëzuar të ju njoftoj se tani më kemi bërë marrëveshjen e parë që një legjendë e gjallë e boksit shqiptar që ka dridhur për disa vite ringjet botërore të jetë pjesë e organizimit tim. Falënderoj Nuri ‘Albanian Tyson’ Seferi që pranoi të jetë pjese e spektaklit në Strugë. Shumë shpejtë do të publikojmë edhe emra të tjerë”, ka thënë Salihu.

Poashtu në eventin në Strugë e cila do të jetë i parë i boksit profesionist që është zhvilluar ndonjëherë në program janë paraparë 10 ndeshje profesionale, ku prej tyre priten edhe dy ndeshje për titull UBO Internacional, gjithashtu janë paraparë të zhvillohen edhe disa ndeshje nga boksi olimpik si dhe nuk do të mungoj as programi artistik.

Ndryshe, ky aktivitet organizohet nga “ArenaRing Management Promotion” në krye me organizatorin dhe menaxherin Avdyl Salihu i cili disa vite me radhë me sukses po kryen organizime të ndeshjeve dhe eventeve jashtë vendit.

QËNDRONI TË LIDHUR