• e shtunë, 23 nëntor 2024

Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore izraelite mbi Siri ka arritur në 42

Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore izraelite mbi Siri ka arritur në 42

Alepo, 29 mars 2024 (MIA) - Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore izraelite në provincën Alepo në Siri është rritur në 42, përfshirë edhe gjashtë anëtarë të grupit pro-iranian Hezbollah, njoftoi sot grupi  vëzhgues.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut njoftoi se ky ishte sulmi më i rëndë i Izraelit në Siri në tre vjet.

Organizata shtoi se ushtarët e Hezbollahut u vranë mëngjesin e sotëm kur një raketë goditi një magazinë të grupit të armatosur dhe një qendër stërvitore luftarake që ndodhej pranë saj në rrethin Xhibrin në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar në Alepo.

Qëllimet e bombardimeve izraelite gjithashtu ishin fabrikat e industrisë ushtarake në al-Safira, njoftoi Qendra, ndërsa shpërthime u dëgjuan gjithashtu në Kafr Xhum, në perëndim të Alepos.

Në përpjekje për të kapur raketat izraelite raketat kundërajrore u hodhën nga forcat e Damaskut. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR