• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nuk nevojitet pëlqim i UEFA-s për organizimin e Superligës, ka vendosur Gjykata Evropiane e Drejtësisë

Nuk nevojitet pëlqim i UEFA-s për organizimin e Superligës, ka vendosur Gjykata Evropiane e Drejtësisë

Bruksel, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Gjykata e drejtësisë së BE-së vendosi sot se rregullat e UEFA-s që rregullojnë organizimin e garave të futbollit siç është Super Liga janë në kundërshtim me ligjin e BE-së.

“Rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s për miratimin paraprak të garave të futbollit për klube, si Super Liga, janë në kundërshtim me ligjin e BE-së”, tha Gjykata e Drejtësisë me seli në Luksemburg.

Sipas Gjykatës, rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s, të cilat kanë hyrë në fuqi në vitin 2021 në momentin e nisjes së procedurave ligjore për Superligën, nuk përmbajnë “kritere që sigurojnë transparencën dhe trajtimin e tyre jodiskriminues”. Gjykata konsideron gjithashtu se ideja e disa prej klubeve më të pasura evropiane për të organizuar një Superligë futbolli "nuk duhet të miratohet" nga UEFA.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në reagimin e vendimit të Gjykatës, njeriu i parë i kompanisë A22 i cili qëndron prapa në promovimin e Superligës, Bernd Rajhart tha se “monopoli i UEFA-s ka përfunduar”.

"Futbolli është i lirë", tha Rajhart në një postim në platformën Iks "X".

Ideja e disa prej klubeve më të pasura të futbollit evropian për të organizuar një model shumë më fitimprurës të konkurrencës për klube është njëzet vjeçare. Në prill të vitit 2021, pak para formës së madhe në Ligës së kampionëve  të UEFA-, 12 klubeve të mëdha evropiane njoftuan organizimin e kompeticionit të tyre për klube. 

UEFA dhe FIFA të cilët Superligën e shpallur e shihnin si garë direkte për Ligën e Kampionëve i kërcënuan me sanksione klubet "rebele". Pas kësaj nëntë nga 12 klubet u tërhoqën nga ideja, kështu që nisma për formimin e Superligës u shemb në më pak se 48 orë.

Megjithatë dy klubet spanjolle Real Madridi dhe Barcelona të cilët nuk u dorëzuan nga iniciativa, bën padi kundër FIFA-s dhe UEFA-s duke akuzuar për një pozicion monopol në tregun e konkurrencës së futbollit dhe për shfrytëzim të të drejtave të medias. si/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR