• e shtunë, 23 nëntor 2024

Nuk ka kërcënime terroriste të orientuara drejt LO2024, pohojnë autoritetet fraceze

Nuk ka kërcënime terroriste të orientuara drejt LO2024, pohojnë autoritetet fraceze

Paris, 3 prill 2024 (MIA) - Ministrja franceze e Sportit, Ameli Udea-Kastera sot deklaroi se nuk ka "kërcënim terrorist" të drejtuar drejt Olimpiadës verore në Paris, duke shtuar se ceremonia e hapjes së lojërave mbetet "plani qendror". 

"I përcjellim këcënimet terroriste me gjith vëmendjen e nevojshme. Nuk ka pasur kurrfarë kërcënimi të drejtuar drejt Lojërave olimpike", tha Udea-Kastera në intervistën ër Frans 2.

Qeveria franceze menjëherë pas sulmit në sallën e koncerteve në Moskë më 22 mars, në të cilin kanë humbur jetën 144 persona, ka vendosur që ta ngritë nivelin e sigurisë në vend në nivelin më të lartë. 

Në pyetjen nëse ka plan B për ceremoninë e hapjes së Lojërave më 26 korrik, Udea-Kastera u përgjigj se ceremonia e planifikuar në Sena ende është plani qendror dhe se "ekziston diskreditimi që duhet të respektohet".

Prova gjenerale e ceremonisë në hapjen ceremoniale të Lojërave në Paris është paralajmëruar për më 17 qershor. mb/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR