• e shtunë, 17 gusht 2024

NP "Higjiena Komunale" – Shkup: Vazhdon aksioni për mbledhjen e mbetjes së vëllimshme në të gjitha komunat e Shkupit

NP

Shkup, 15 gusht 2024 

 NP Higjiena Komunale – Shkup vazhdon me aksionin për mbledhjen e mbetjes së vëllimshme në të gjitha komunat e Shkupit.  Tashmë janë realizuar
aktivitetet në komunën e Gjorçe Petrovit, ku janë ngritur dhe transportuar rreth 130 metra kub mbetje të vëllimshme, si dhe në komunën e Karposhit, ku qytetarët kanë hedhur gjithsej 170 metra kub mobilje të vjetra dhe orendi shtëpiake.

Aktualisht aksioni realizohet në komunën Qendër të Shkupit, ndërsa nga data 17.08.2024 aktivitetet do të zhvillohen në komunën e Kisella Vodës,
ku në katër lokacione NP Higjiena Komunale – Shkup do të vendosë enë të veçantë në të cilët banorët e kësaj komunë të Shkupit do të mund t’i
hedhin mbetjet e tyre të vëllimshme.

Në vazhdim ju bashkangjitim orarin shtesë sipas të cilit aksioni për mbledhjen e mbetjes së vëllimshme do të zhvillohet në periudhën në
vijim.

Lokacionet për kontejnerët të destinuar për hedhjen e mbetjes së vëllimshme:

Komuna Kisella Voda nga data 17.08.2024 deri më 20.08.2024

1. BU vendbanimi Draçevë,
  Rr. Branko Zarevski nr.17, Parku i Mbrojtësve;
2. BU Kisella Voda,
  Rr. Hristo Tatarçev (kryesore) përballë KPF 8 marsi;
3. BU Cvetan Dimov,
  Rr. Georgi Dimitrov (hyrja e pasme e ShNP Vasil Antevski Dren);
4. BU Cërniçe,
  Rr. Naumi i Ohrit bb (përballë BU Cërniçe).

Komuna Aerodrom nga data 21.08.2024 deri më 24.08.2024

1. Bul. ASNOM nr. 68, rajoni: vendbanimi Jane Sandanski;
2. Rr. Kosta Novakoviq nr. 48 (23 tetori nr. 29), rajoni: vendbanimi
Aerodromi i Vjetër;
3. Bul. Vidoe Smilevski Bato nr. 19, rajoni: vendbanimi: Novo Lisiçe;
4. Bul. ASNOM nr. 5 (pranë "Ramstor"), rajoni: Novo Lisiçe.

Komuna Gazi Babë nga data 25.08.2024 deri më 28.08.2024

1 Rr. Maxhari, përballë restorantit "Dalia", Çento;
2. Rr. Lazar Pop Trajkov, në bashkësinë lokale, Autokomandë;
3. Rr. M. A.Çento, afër bashkësisë lokale Alija Avdoviq;
4. Rr. Blagoja Stefkovski, afër marketit KAM, Trekëndëshi.

Komuna  Çair nga data 29.08.2024 deri më 01.09.2024

1. Kryqëzimi ndërmjet Bul. Cvetan Dimov dhe rr. Kosta Abrasheviq;
2. Rr. Ferid Murad, pranë shkollës së mesme Cvetan Dimov, afër Toplanës
Sever;
3. Rr. Krste Asenov nr. 5 te kontejnerët (pranë çajtores Pajton);
4. Kryqëzimi ndërmjet rr. Dizhonska dhe rr. Brigada e Dytë Maqedonase
(te kontejnerët).

Komuna Butel nga data 02.09.2024 deri më 05.09.2024

1. Shkupi Veri - te Stokomaku;
2. Buteli 2 - në pllajën afër xhamisë;
3. Ndërmjet hyrjes 1 dhe 2 në Radishan;
4. Përballë kishës së Shën Jovan te transformatori në Butel 1.

Komuna Shuto Orizar nga data 06.09.2024 deri më 09.09.2024

1. Stacioni i autobusit në 19-shin e fundit;
2. Përballë burgut, te Zhito Luks;
3. Në parkingun prapa komunës Shuto Orizare.

Komuna Saraj nga data 10.09.2024 deri më 13.09.2024

1. Në stacionin e mbingarkimit të NP HKSh
2. Lokacioni i komunës së vjetër Saraj.
3. Hyrja në Saraj te Ura e Vjetër
4. Lubin, rr. 10

NP "Higjiena Komunale-Shkup

_______________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Foto: NP "Higjiena Komunale"-Shkup

QËNDRONI TË LIDHUR