• e enjte, 26 dhjetor 2024

Norvegjezi Groner e përforcoi sulmin e Shkupit

Norvegjezi Groner e përforcoi sulmin e Shkupit

Shkup, 23 janar 2024 (MIA) - Ekipi i dytë i plasuar në kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkupi, i përforcoi radhët e veta për pjesën pranverore të sezonit me sulmuesin e ri, 22-vjeçarin nga Norvegjia, Emanuel Longe Groner.

Groner vjen nga radhët e ekipit norvegjez Songdal, ndërsa me Shkupin nënshkroi kontratë deri në qershor të vitit 2026.

"Zgjodha të nënshkruaj për Shkupin, sepse ai është klub me ambicie të mëdha dhe luan futboll i cili më përgjigjet shkëlqyeshëm. Kur e zgjodha ofertën, ishte një zgjidhje e lehtë. Vij në qytet të ri, me gjuhë tjetër dhe në një klub të ri që do të duhet të adaptohem, por tashmë po e shijoj", deklaroi për faqen e klubit Gronar, i cili paraprakisht në karrierën e tij luajti për disa klube norvegjeze.

Pjesa pranverore e sezonit në Ligën e parë të Maqedonisë së Veriut në futboll fillon më 18 shkurt kur Shkupi në terren vendor e pret ekipin Voska. ab/

Foto: KF Shkupi

QËNDRONI TË LIDHUR