• e premte, 27 dhjetor 2024

Noeri mund të kthehet në fushë në vitin 2024

Noeri mund të kthehet në fushë në vitin 2024

Munih, 8 gusht 2023 (MIA) - Bajerni i Munihut po bisedon për kohën e rikthimit të portierit Manuel Noer në fushë. Sipas “Bild”, klubi bavarez beson se 37-vjeçari gjerman nuk do të mund të luajë deri në vitin 2024.

Futbollisti tashmë ka nisur të rikuperohet nga një operacion në këmbë, por i duhet ende kohë, ndaj Bajerni mund që verës të angazhojë portier të ri.

Në dhjetor, portieri pësoi thyerje të këmbës së djathtë teksa bënte skijim në pushimet dimërore. Ai u operua me sukses dhe ka qenë jashtë fushës deri në fund të sezonit.

Në maj, Noer deklaroi se rehabilitimi po shkonte shumë mirë. 

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR