• e diel, 25 gusht 2024

Nju Jork Tajms: Izraeli arriti gjithçka që mundej ushtarakisht kundër Hamasit në Gazë

Nju Jork Tajms: Izraeli arriti gjithçka që mundej ushtarakisht kundër Hamasit në Gazë

Nju Jork, 15 gusht 2024 (MIA) - Izraeli ka arritur gjithçka që mundet ushtarakisht kundër Hamasit në Rripin e Gazës, ndërsa grupi nuk është në gjendje përsëri të planifikojë ose kryej sulm të njëjtë si më 7 tetor, deklaruan persona zyrtarë amerikan për Nju Jork Tajms. 

Megjithatë, persona zyrtar thonë se ata kurrë nuk do të jenë në gjendje ta eliminojnë plotësisht grupin dhe se duhet të arrihet një marrëveshje për të siguruar lirimin e 115 pengjeve të mbetura nga Gazë edhe të gjallë edhe të vdekur, shkruan Tajms of Izrael. 

"Izraeli ishte në gjendje të përçajë Hamasin, të vriste shumë nga liderët e tyre dhe të zvogëlonte në masë të madhe kërcënimin që ekzistonte para 7 tetorit", deklaroi për Tajms ish shefi i CENTKOM-it amerikan, gjeneral Xhozef L. Votel.

Ish zyrtari i lartë i CIA-s i cili shërbeu në Lindjen e Mesme, Ralf Gof tha se Hamasi është varfëruar kryesisht, por nuk është shkatërruar dhe se izraelitët mund të mos jenë kurrë në gjendje ta shkatërrojnë plotësisht grupin në fjalë.

Gjenerali në pension i ushtrisë izraelite Jakov Amidror nuk u pajtua me qëndrimin e zyrtarit dhe deklaroi për gazetën se Izraeli duhet të përparojë ende në Gazë.

"Nëse Izraeli evakuon forcat e tij tani, për një vit Hamasi do të jetë përsëri i fuqishëm", argumentoi ai, duke shtuar se ushtrisë i duhen edhe dy ose tre muaj të tjera në pjesën qendrore dhe jugore të Gazës. qa/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR