• e enjte, 18 korrik 2024

Njeriu i parë i futbollit kinez arrestohet për korrupsion

Njeriu i parë i futbollit kinez arrestohet për korrupsion

Pekin, 15 shkurt 2023 (MIA) - Kryetari i Federatës së futbollit të Kinës, Çen Ksujuan është arrestuar nën akuzën e korrupsionit, njoftuan sot autoritetet e Pekinit pa mos dhënë më shumë detaje rreth rastit.

Departamenti i Partisë komuniste kineze i angazhuar për luftë kundër korrupsionit tha se Çen është vënë në hetim nga institucionet kombëtare dhe sportive në provincën Hubei.

Çen është kryetar i Federatës kineze të futbollit dhe nënkryetar i komitetit gjë që ilustron qartë përpjekjet e autoriteteve të Pekinit për të ndikuar në avancimin dhe suksesin e futbollit kinez.

Megjithatë, Çen nuk ka shënuar shumë suksese në krye të Federatës, ndërsa Kina kualifikimin e saj të vetëm në Kupën e Botës e ka regjistruar para thuajse 20 vitesh. Presidenti i Kinës dhe lider i Partisë Komuniste, Si Xhinping ka vendosur si qëllim që Kina të shndërrohet në superfuqi futbolli, por shumat e mëdha të parave të investuara për angazhimin e futbollistëve të famshëm ndërkombëtarë në kampionatin kinez nuk sollën rezultat.



QËNDRONI TË LIDHUR