• e enjte, 26 dhjetor 2024

Njëzet e dy vite Marrëveshje kornizë e Ohrit

Njëzet e dy vite Marrëveshje kornizë e Ohrit

Shkup, 13 gusht 2023 (MIA) - Njëzet e dy vjet më parë në ditën e sotme u nënshkrua Marrëveshja kornizë e Ohrit, e cila i dha fund konfliktit disamujor në vend në vitin 2001.

Në kuadër të shënimit të 22-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit, Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve e organizon për herë të dytë Shkollën për liderë të rinj "Peace Forum Dialogue" (PFD) me mbi 80 pjesëmarrës këtë fundjavë në Mavrovë, ndërsa në mbrëmje do të mbahet festivali i paqes në Sheshin Skënderbeu në Çarshinë e Vjetër.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk për përvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, theksoi se kjo marrëveshja ka mundësuar zhvillimi i vazhdueshëm i kohezionit shoqëror dhe konceptit evropian të unitetit në divergjencat.

Today we are observing 22 years from the signing of the Ohrid Framework Agreement, which brought peace and ensured continued development of the societal cohesion and the European concept of u

"Maqedonia e Veriut është shtet shembull për funksionalitetin, demokracinë e qëndrueshme multientike, e cila praktikon vlera evropiane. Ne jemi shoqëri që garanton të drejta të barabarta dhe detyrime për të gjitha komunitetet etnike, për të gjithë maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbër, vllehët, romët, boshnjakët dhe të gjitha komunitetet tjera, të cilët këtë vend e konsiderojnë si shtëpi të vetën. Shtëpi, të cilën do të vazhdojmë ta ndërtojmë në frymën e kujdesit dhe përkushtimit të ndërsjellë", shkroi Kovaçevski

Republika e Maqedonisë së Veriut, shkruan Kovaçevski, sot është anëtare e NATO-s, me një gjuhë dhe kulturë maqedonase të vendosur dhe të njohur ndërkombëtarisht, e cila me vendosmëri po ecën përpara me vizionin për t'u bërë sa me shpejt që te jete e mundur pjesë e familjes evropiane të kombeve, ku edhe bën pjesë. 

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot, me rastin e 22 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, ka dërguar një mesazh duke bërë thirrje, siç thuhet, për unitet dhe bashkim në frontin evropian. Sipas Ahmetit, për të përfunduar procesin e barazisë dhe integrimit duhet të bëhet hapi i fundit i ndryshimeve kushtetuese.

"Sot jemi pjesë e Aleancës Euro-amerikane, jemi në NATO. Po ndërtojmë edhe autostrada me Shqipërinë dhe Kosovën, si dhe me rajonin, ku po unifikojmë kufijtë. Hapëm negociata për anëtarësim me BE-në dhe po përfundojmë skriningun. Për të rrumbullakësuar procesin e barazisë dhe integrimin duhet të ndërmarim edhe hapin e fundit të ndryshimeve kushtetuese. Vendimet e mëdha kërkojnë guxim dhe jo kalkulim, kërkojnë vizion e jo shkurtpamësi, kërkojnë prirje e jo strukim, nuk guxojmë të humbasim shansin e të shuajmë shpresën e qytetarëve për një vend dhe rend europian. Punët nuk përfundojnë asnjëherë, ashtu siç edhe detyrat tona nuk mbarojnë. Po nevojitet angazhimi  yni i përditshëm për të përafruar standardet tona me ato europiane, prandaj ne nuk ndalemi por ripërtrihemi në çdo sfidë që përballojmë", theksoi Ahmeti në mesazh.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve, Artan Grubi publikoi se nënshkrimi i Marrëveshjes Paqësore të Ohrit para 22 viteve hapi një kapitull të ri zhvillimi për vendin duke vendosur themelet e paqes dhe kohezionit të brendshëm, barazisë dhe demokracisë konsensuale.

"Mbi skepticizmin, majorizimin, tendencat e vazhdueshme të devalvimit të qëllimeve të saj paqësore, triumfoi vullneti i palëkundur për të thyer barrierat e paragjykimit dhe diskriminimit, për të ndërtuar bashkë të ardhmen mbi respektin e vlerave identitare të njëri - tjetrit", shkroi në profilin e tij në Fejsbuk, 

Sipas tij impakti që pati ky akt paqësor në ecurinë zhvillimore të vendit gjatë dy dekadave që lamë pas janë të pakontestueshme dhe qartësisht të dukshme në aspekt të konsolidimit të brendshëm demokratik, integrimit në NATO dhe perspektivës europiane të vendit, të arritura rreth të cilave kjo marrëveshje na bëri bashkë.

Marrëveshja kornizë e Ohrit u nënshkrua më 13 gusht 2001 në rezidencën presidenciale në Vodno në Shkup nga ana e presidentit të atëhershëm të vendit, Boris Trajkovski, kryeminsitrit të atëhershëm dhe lider i VMRO-DPMNE-së, Ljubço Georgievski, si dhe liderëve të atëhershëm të LSDM-së, Branko Cërvenkovski, PPD-së, Imer Imeri dhe PDSH-së, Arben Xhaferi. Nënshkrime të veta në marrëveshje vendosën edhe përfaqësuesit e posaçëm të BE-së dhe SHBA-së, Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju. Në bisedimet që filluan në korrik në Shkup, e më pas vazhduan në Ohër, u konsultuan disa këshilltarë dhe ekspertë.

Комитетот за односи меѓу заедниците денеска ќе одржи свечена седница по повод одбележувањето на 20-годишнината од потпишувањето на Охридскиот рамковен договор.

Mbi 130 ligje, ndryshime dhe plotësime ligjore u miratuan në vitet e kaluara që nga implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit, prej të cilave, pjesa më e madhe - 59 janë ligje për mosdiskriminim dhe përfaqësim të barabartë, 40 janë në sferën e identitetit, kulturës, arsimit dhe decentralizimit të pushtetit.

Për implementim të suksesshëm të marrëvehsjes, u formua Sekretariati për zbatim të Marrëveshjes kornizë të Ohrit, i cili në vitin 2019 u transformua në Ministri për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

Në parimet themelore të dokumentit ceket se "tërësisht dhe pa kushte hiqet përdorimi i dhunës për realizim të qëllimeve politike". "Vetëm zgjidhje të qeta politike mund ta garantojnë të ardhmen stabile dhe demokratike të Maqedonisë. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë, dhe karakteri unitar i shtetit janë të pacenueshme dhe duhet të ruhen. Nuk ekzistojnë zgjidhje territoriale për çështjet etnike. Karakteri multietnik i shoqërisë së vendit duhet të ruhet dhe të gjejë reflektimin e vet në jetën publike. Një shtet demokratik bashkëkohor, në rrjedhën natyrore të zhvillimit dhe pjekjes së vet, duhet vazhdimisht të sigurojë që Kushtetuta e vet tërësisht t'i përmbushë nevojat e të gjithë qytetarëve të vet në pajtim me standardet më të larta ndërkombëtare, të cialt edhe vetë vazhdimisht zhvillohen. Zhvillimi i vetëqeverisjes lokale është me rëndësi thelbësore për nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën demokratike, dhe për avancimin e respektimit të identitetit të bashkësive", shtohet në dokument. Më pas vijojnë pikat që kanë të bëjnë me ndërprerjen e armiqësive, zhvillimine  pushtetit të decentralizuar, mosdiskriminimin dhe përfaqësimine  drejtë, procedura të posaçme kuvendore, arsimin dhe prëdorimin e gjuhëve, shprehjen e identitetit dhe implementimin.

Marrëveshja përmban edhe tre Anekse: A. Amandamentet kushtetuese; B. Ndryshime në legjislaturë dhe C. Implementimi dhe masa për ndërtim të marrëveshjes, si dhe dispozita përfunduese. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR