• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një zjarr pyjor është përhapur edhe në qytetin kanadaez Jasper

Një zjarr pyjor është përhapur edhe në qytetin kanadaez Jasper

Otavë, 20 korrik 2024 (MIA) - Një zjarr pyjor është përhapur edhe në qytetin Jeper, e kjo është një nga qindra zjarret aktive në provincat kanadeze Alberta dhe Kolumbia Britanike, ndërsa zjarrfikësat tentojnë që t'i mbrojnë objektet kryesore, siç është stacioni për filtrimin e ujërave të zeza dhe tubacioni naftës "Trans mauntin pajpëlajn" (Trans Mountain Pipeline).

Zjarret janë jasht kontroll, ndërsa në Komubinë Britanike janë regjistruar 433, ndërsa 176 në Alberta.

Kryeministri i Kanadasë, Xhastin Trudo kumtoi se Qeveria ka miratuar kërkesën e provincës Alberta për ndihmë federale.

"Menjëherë sistemojmë burime të forcave të armatosura kanadeze, mbështetje për evakuim dhe më shumë burime për zjarret emergjente në provincë dhe po koordinojmë ndihmën për shuarjen e zjarrit dhe transportin ajror. Alberta, ne jemi me ju", theksoi Trudo.

Qyteti dhe Parku Kombëtar Jasper vizitohen nga mbi dy milionë turistë në vit. Për shkak të përhapjes së zjarrit më 22 korrik rreth 15.000 vizitorë u evakuuan nga parku. rq/bsh/

Foto arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR