• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Një vit pas zjarreve të vitit të kaluar, kompetentët pohojnë se kanë marrë mësimin, ndërsa zjarri është “nën kontroll”

Një vit pas zjarreve të vitit të kaluar, kompetentët pohojnë se kanë marrë mësimin, ndërsa zjarri është “nën kontroll”
Shkup, 2 gusht 2022 (MIA) – Në të gjitha kulturat dhe te të gjithë popujt ekziston kulti ndaj pyllit, i cili ka zgjuar mahnitje dhe ka nxitur mendimin se pylli ka fuqinë dhe forcën pasqaruar. Vitin e kaluar më 2 gusht shpërthyen disa zjarre që, sipas besimit popullor, tashmë “e kemi sfiduar fuqinë e pyllit”. Zjarret e vitit të kaluar më së shumti e përfshinë Rajonin e Maleshevisë ku, krahas pyjeve, banorët nga lindja e skajshme e shtetit u prekën në të mirat personale materiale, u dogjën shtëpi, bagëti e madhe dhe e vogël, familje të bletëve. Sivjet sërish zjarre pyjore, sërish rrezik nga përhapja e zjarreve drejt shtëpive, angazhim i sërishëm i resurseve plotësuese njerëzore, fluturim dhe shuarje me helikopterë dhe aeroplanë, shpenzime, por kompetentët pohojnë – kanë marrë mësimin, ndërsa “zjarri është nën kontroll”. Si një nga arsyet për përhapjen e zjarreve përmenden ndryshimet klimatike, të tjerët mendojnë se kjo është pasojë e pakujdesisë, skarave, gacave, të tretë, nga ana tjetër, shprehen se zjarret janë shkaktuar për arsye ekonomike për dru më të lirë të djegur për përpunim për peleta, çmimi blerës i të cilave është vetëm 790 denarë për kubik, që është shumë më e volitshme. Nga NP “Pyjet kombëtare” e demantojnë pohimin, por realisht çmimi nuk është ai, ndërsa informojnë se nga zjarret e vitit të kaluar, kur u dogjën 390 mijë metra kub dru, deri tani janë blerë 150.000 prej 150 subjekteve juridike dhe ka edhe aq për shitje. Policia sivjet ndërmerr masa dhe aktivitete të përforcuara për parandalim dhe mbrojtje nga zjarret në pyjet, kullotat dhe hapësirat tjera të hapura, ndërsa për shkak të numrit të rritur të zjarreve vitin e kaluar në periudhën verore është shpallur gjendje e krizës në periudhën nga 1 qershori deri më 30 shtator. “Vetëm në periudhën e përmendur vitin e kaluar janë parashtruar 16 kallëzime penale për zjarre në të hapur, për 14 vepra të kryera penale “të shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe dy vepra “shkaktim të zjarrit pyjor”. Denoncimet janë kundër 14 personave fizikë, prej të cilëve dy persona – shtetas të R. së Shqipërisë, një person juridik dhe tre persona përgjegjës në personin juridik, informojnë nga MPB-ja për MIA-n dhe theksojnë se për të gjitha ngjarjet e pasqaruara në rrjedhë janë masa dhe aktivitete për zbulimin e autorëve. Përmes fushatës “Verë e sigurt”, policia e përfshin bashkësinë lokale në parandalimin dhe përballjen më të suksesshme me zjarre, veçanërisht në hapësirë të hapur dhe në pyje. Qytetarëve u ndahen fletushka me përmbajtje edukative me këshilla themelore të sigurisë se si të veprohet gjatë zbulimit të zjarrit pyjor, e njëherësh u thuhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm në periudhën e ardhshme dhe të mos ndezin zjarr në të hapur, kallamishte, kullota dhe vegjetacion të thatë, të mos hidhen gaca dhe në këtë mënyrë së bashku të kontribuojmë në ruajtjen e pyjeve, t’i mbrojmë nga zjarret dhe shëndetin dhe pasurinë personale dhe pasurinë e të tjerëve. MPB-ja me aktivitetet për mbrojtje nga zjarri do të vazhdojë edhe gjatë periudhës së ardhshme. Drejtori i Qendrës për menaxhimin e krizave Stojançe Angellov për MIA-n shprehet se nga zjarret e vitit të kaluar është nxjerrë mësimit dhe se, krahasuar me shtetet e Ballkanit, deri tani kontrollohet shkëlqyeshëm gjendja dhe reagohet në mënyrë përkatëse, me qëllim që zjarret të mos zgjerohen në sipërfaqe të madhe. Shprehet se reagohet shpejtë dhe në mënyrë profesionale, por edhe se në vend të parë është siguria e qytetarëve. “Jemi përballur me disa zjarre të rënda në periudhën prill, maj dhe qershor dhe një pjesë e mirë e tyre shkaktoheshin për shkak të djegies së kallamishteve nga bujqit ose kullosave nga blegtorët. Tani gjendja ka ndryshuar. Vegjetacioni është dukshëm i thatë, pushuan reshjet e shiut. Këto reshje që i kemi në ditët e fundit janë shumë të dobëta, mezi e lagin tokën, me përjashtime të caktuara. Pra, vegjetacioni është i thatë, temperatura është ngritur dukshëm, tashmë lëvizë drejt 40 gradëve, dhe këta janë faktorët kyç që mundësojnë ndezje të shpejtë të zjarreve, ndërsa era e ngrohtë, e cila shumë shpesh di të fryjë, kontribuon që zjarret të përhapen lehtë dhe me këtë rast të shkojnë në drejtime të ndryshme dhe të përfshijnë sipërfaqe jashtëzakonisht të madhe. Unë personalisht konsideroj se kemi marrë mësimin nga viti i kaluar, por do të shtoja se ne edhe vitin e kaluar e dinim mësimin. Problemi është që ky ndryshim global i klimës, i cili shkakton zjarre të mëdha jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Ballkan dhe në mbarë Evropën”, theksoi Angellovi. Nga korriku deri tani, sqaroi ai, ka 75 zjarre në të hapur, prej të cilëve thuajse të gjitha përfundonin në pyll, ndërsa më shumë se gjysma ishin zjarre serioze ose mund të shndërroheshin në zjarre shumë serioze. Angellovi shprehet se shtete shumë më të organizuara nga Maqedonia e Veriut, siç janë Greqia, Turqia ose Portugalia dhe Spanja, nuk mund të dalin në krye me zjarret e forta. Sllovenët, të cilët verën e kaluar na ndihmuan neve, sivjet kërkojnë ndihmë të huaj në mënyrë që të shuajnë një zjarr të madh. Sipas tij, ndryshimet klimatike e bëjnë të veten dhe nuk mund të flitet vetëm për dobësi të shtetit ose të sistemit për menaxhimin e krizave, meqë nëse krahasojmë me fqinjësinë, nëse krahasojmë me rajonin, po edhe me gjithë Evropën – po, ndoshta ne edhe në vitet e kaluara kishim numër të madh të zjarreve, kishte dëm të madh material, por ne jemi krenarë me atë që nuk kishim asnjë jetë të humbur njerëzore. Ose, siç shtoi, në vend të parë është siguria e qytetarëve, e zjarrfikësve dhe e anëtarëve të e ekuipazhit të fluturakeve, tek më pas pyjet, për arsye se do të rriten drunj të ri, por jetët e njerëzve nuk do të kthehen. Instalimi i parregullt elektrik, ndezja e qëllimshme e drunjve për shkak të uljes së çmimit, por edhe piromania – arsye për zjarret Në mesin e arsyeve për shpërthimin e zjarrit, ku në të shumtën e rasteve është vërejtur pakujdesi njerëzore, verën e kaluar është konstatuar edhe shfaqja e zjarrit nga llojet elektrike edhe të përçuesve elektrikë dhe të largpërçuesve dhe rrjetit të tensionit të ulët. Telat që janë elastik në kohën e verës dinë të tendosen në mënyrë plotësuese dhe gjatë fryerjes së erës të preken, me këtë rast fluturojnë shkëndija, të cilat bien në barin e thatë dhe pas tyre bari ndizet dhe zjarri përhapet. Një nga arsyet e shpeshta, sipas Angellovit, është faktori njeri. Arsyet, shprehet ai, shpesh dinë të jenë kriminale – ndezje e qëllimshme e drunjve e që më pas të blihen më lirë ose, nga ana tjetër, persona të caktuar i ndezin pyjet për arsye patologjike – piromanë, të cilët kënaqen në zjarrin, duke mos menduar se mund të vrasin dikë, por ka edhe zjarre nga pakujdesia. “Prandaj u bëj thirrje qytetarëve të mos ndezin zjarr në vend të hapur, të mos ndezin skara, po madje edhe ato soba me gaz dhe pajisje gazi mund të shkaktojnë në moment të caktuar zjarre të mëdha, sado që në shikim të parë duken të sigurt, me një pakujdesi të vogël mund të bien dhe ta ndezin mjedisin e drejtpërdrejt, barin e thatë ose nëse janë në skenarë edhe më të zi në disa drunj të gjelbër, kone, etj., që më pas djegen shumë lehtë për shkak të rrëshirës dhe zjarri përhapet me shpejtësi të madhe, porositi Angellovi. Ai potencoi se suksesi më i madh është ngritja e vetëdijes publike, para së gjithash, siç u shpreh, duke iu falënderuar mediave, të cila këtë temë e mbajnë në nivel të lartë gjatë gjithë vitit, po madje edhe në muajt e dimrit. “Falë juve, mediat, konsideroj se vetëdija qytetare është në nivel të lartë. Vërejmë ndryshim në sjelljen e qytetarëve. Siç e theksova tashmë, shumica e madhe e qytetarëve janë jashtëzakonisht të kujdesshëm, është minor numri i personave që janë të pakujdesshëm ose të cilët qëllimisht bëjnë ndezjen për motive kriminale ose patologjike ose nga pakujdesia. Por, sado që të jetë minor, është i mjaftueshëm për të shkaktuar zjarre serioze. Këtu e shikoj meritën tonë më të madhe. Por, këtu më duhet t’i lëvdoj edhe Ministrinë e Brendshme, si dhe Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim dhe “Pyjet kombëtare”, por edhe parqet publike-kombëtare të cilët gjatë gjithë vitit e mbajnë lartë këtë temë, kanë fushatën e tyre, duke u bërë thirrje qytetarëve të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm gjatë lëvizjes në natyrë”, shprehet Angellovi. Ai përkujtoi se para rreth një muaji është vendosur edhe ndalesë e pjesërishme, në përputhje me të cilën secili qytetar mund të shkojë në mal, por pas marrjes së lejes paraprake nga “Pyjet kombëtare”, nëse bëhet fjalë për mal dhe pyll në kompetencën e tyre. Përveç “Pyjeve kombëtare”, ka edhe katër parqe kombëtare që i lëshojnë në mënyrë të pavarur lejet e këtilla. “Ne, edhe pse nuk ua ndalojmë njerëzve, megjithatë kemi pasqyrë se kush lëvizë në këto pyje dhe kjo na e bën të lehtë kur do të duhej të zbulojmë autorin eventual të zjarrit”, theksoi Angellovi. Ai u bën thirrje qytetarëve që çdo sjellje të dyshimtë, çdo person që është i dyshimtë – lëvizë në pyll ose në njëfarë mënyrë manipulon me zjarr në pyll, ta denoncojnë në numrin falas të telefonit 112, me qëllim që të ndërmerren masa, meqë denoncimi i hershëm është me rëndësi të jashtëzakonshme. Sivjet, krahas dy helikopterëve të armatës, aeroplani i DMSH-së, në dispozicion është edhe një helikopter policor Ka mënyra të ndryshme për alarmim se diku ka shpërthyer zjarr. Angellovi shprehet se QMK-ja relativisht shpejtë mëson dhe merr denoncime. Ka edhe regjistrime të drejtpërdrejta satelitore, që menjëherë lajmërojnë nëse ka zjarr më të madh, por e4dhe pilotët e aeroplanëve për udhëtarë po ashtu kanë për obligim të denoncojnë në Kontrollin e fluturimit nëse vërejnë zjarr. “Por, problem është nëse gjendet në mal në vend me qasje të vështirë ose do të thosha ndonjëherë edhe vend tërësisht i pakalueshëm për këmbësori, për zjarrfikësit. Atëherë, mënyra e vetme janë fluturaket, por edhe helikopterët duhet të jenë në gatishmëri për të fluturuar, ndoshta në atë moment fikin zjarr në vend tjetër ose ndoshta moti është shumë i ngrohtë. Helikopteri i armatës ka kufizime të nxehtësisë, mbi 38 gradë nuk është e sigurt të fluturojë, të tilla janë karakteristikat e tij tekniko-taktike. Kështu që ne ndonjëherë kemi helikopter, por ai nuk guxo të fluturojë”, shprehet Angellovi. Kufizime kanë edhe aeroplanët, respektivisht aeroplani i DMSH-së, meqë nuk mund të mbushë ujë prej kudo, i nevojitet sipërfaqe më e madhe me ujë. Ka vetëm disa vende në shtet që janë të përshtatshme për mbushje në fluturim të këtyre aeroplanëve dhe kjo e zvogëlon edhe efikasitetin e tyre. “Por, pikërisht për këto arsye sivjet përdorim taktikë të re që vitin e kaluar e shfrytëzonin austriakët dhe sllovenët, tashmë kemi pishinë ku e mbushim në afërsi të zjarrit në ndonjë vend ku ka ndonjë lum ose ka sasi të mjaftueshme të ujit, prej ku mund të mbushin ujë dhe në këtë mënyrë e shkurtojmë kohën e fluturimit nga vendi i zjarrit deri te vendi i mbushjes së ujit, sqaroi drejtori i QMK-së. Sivjet në dispozicion janë dy helikopterë të armatës, një helikopter policor dhe një aeroplan i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim. Në çdo moment pritet të vjen edhe aeroplani i dytë i DMSH-së, por vonesa, siç sqaron Angellovi, është për shkak të mungesës së pilotit nga kompania që e bën servisimin. “Aeroplani është në kompetencën e saj deri në uljen në Shkup. Për shkak të zhvillimeve nëpër Evropë, ata nuk kanë numër të mjaftueshëm të helikopterëve dhe nuk e përmbushin detyrimin që e kanë me marrëveshjen dhe kjo është arsyeja për shkak të cilës ende nuk e kemi aeroplanin e dytë”, shprehet Angellovi. Drunjtë e djegur të shitjes me çmim më të volitshëm Drejtori i NP “Pyjet kombëtare”, Valentin Gruevski, për MIA-n shprehet se ndërmarrja e ndjekë situatën çdo ditë, reagon në mënyrë përkatëse në terren dhe se e zbaton me sukses detyrimin për pyllëzimin e pjesëve të përfshira nga zjarri. Një vit pas zjarreve më të mëdha në historinë më të re maqedonase, është përfshirë nga zjarri masa e drurit me sasi të përgjithshme prej 390.000 metra kub në mijëra hektarë dhe masë e drurit që është vlerësuar se është më dëm të drejtpërdrejt që i është shkaktuar ”Pyjeve kombëtare” prej rreth shtatë milionë euro. “Një vit më pas, “Pyjet kombëtare” punojnë në mënyrë aktive në pastrimin e terrenit, meqë detyrimi ligjor është në afat prej dy viteve ky terren të pastrohet, e më pas të ndërmerren masa të tjera të llojit të pyllëzimit në mënyrë që të mundesh ndonjëherë, në një të ardhme, ta fitojmë fondin e njëjtë të pyjeve. Në këtë pjesë, në këtë vit, pra ne kemi lidhur diku rreth 150 kontrata me persona juridikë për shumë prej rreth 150.000 metra kub dhe në ato sipërfaqe punohet në mënyrë aktive në mënjanimin e masës së djegur të drurit. Dhe mendoj se gjatë këtij viti dhe gjatë vitit të ardhshëm, ne këtë pjesë si “Pyje kombëtare” do ta pastrojmë dhe do ta përfundojmë detyrimin ligjor. Janë të interesuar subjekte juridike nga vendi, të cilat në të shumtën e rasteve e përdorin këtë dru për paleta dhe prodhimin e paletave”, theksoi Gruevski. Sqaroi se bëhet fjalë për dru që është në Maleshevinë, pishë e zezë dhe e bardhë, që nuk përdoret për ngrohje dhe se çmimi që arrin 790 denarë për kubik është i ulët për shkak të faktit se kompanitë e marrin vetë drurin nga pyjet, me çka nuk bëhet shpenzim plotësues financiar për Ndërmarrjen publike. ”Në përputhje me Ligjin në shtet pas zjarreve në gusht të vitit 2021 filloi procedura në të cilën së pari bëhet vlerësimi i masës së drurit, sa është dëmtuar. U fituan shenjat nga Inspektorati shtetëror për pylltari. Dhe ne zbatuam procedurë transparente në të cilën publikuam thirrje publike për të gjithë që janë të interesuar për të blerë atë masë të djegur të drurit, të lajmërohen në thirrjen publike. U lajmëruan të gjithë personat e interesuar juridikë dhe shfaqën interes në periudhën dyvjeçare në të cilën jemi të detyruar me ligj që t’i largojmë drunjtë, të largohet masa e drurit në sasi të përgjithshme prej 300.000 metra kub. Të gjitha subjektet e interesuara afariste morën leje në të cilat mund të largojnë masën e drurit dhe ende qëndron hapur për secilin që është i interesuar, meqë kemi pjesë që ende nuk janë dhënë, të vjen dhe të lidhë kontrata me ne, në mënyrë që të largojë masën e djegur të drurit. Me këtë dua të them ose ndoshta t’i kuptoj spekulimet se qëllimisht digjet masa e drurit në mënyrë që dikush të mund ta blejë”, theksoi Gruevski. „Pyjet kombëtare” kanë për obligim t’i pyllëzojnë pjesët e djegura, por pasi të pastrohet terreni. Sipas “Pyjeve kombëtare”, sivjet plani është që të pyllëzohen rreth 600 – 700 hektarë sipërfaqe dhe në çdo hektar të mbillen rreth 2,5 mijë fidanë. Nga ndërmarrja informojnë se janë të kënaqur edhe nga interesi i kompanive për të marrë pjesë në pyllëzimin dhe porosisin se secili që është i interesuar “Pyjet kombëtare” mund t’i dalin në ndihmë dhe t’i dorëzojnë fidanë. Interes i ulur për punësim në shërbimin e ruajtjes së pyllit „Pyjet kombëtare“ përballen me mungesë të shërbimit për ruajtjen e pyllit, ndërsa, siç shprehet Gruevski për MIA-n, nuk ka interes të madh për këtë pozicion të punës. Ndërmarrja publike është e detyruar të japë e para përgjigje ndaj zjarreve dhe të mbërrijë e para në vendin e zjarrit, shërbimi për ruajtjen e pyllit është vazhdimisht në terren, ndërsa në territorin e shtetit ka rreth 300 rojtarë të pyllit. “Kjo nuk është shifër e mjaftueshme, dhe kjo është shifër e cila në vitet e fundit ulet duke marrë parasysh faktin se në NP ka shumë, mendoj numër jo të vogël të të punësuarve, por ulet numri i të punësuarve në vitet e fundit. Ne kemi rreth 400 të punësuar më pak, në mesin e të cilëve janë edhe mjaft rojtarë të pyllit që kanë shkuar në pension. Ne kemi detyrimin që të reagojmë të parët ndaj zjarrit, të njoftojmë dhe për momentin si “Pyje kombëtare” kemi 19 automjete që mund të përdoren për fikjen e zjarrit. Ato automjete janë në gjendje të rregullt dhe kemi cisternë që është në filialin në Kavadar. Këto janë automjete të rregullta që mund të përdoren gjatë fikjes së zjarrit. Mirëpo, duhet të dihet dhe qytetarët të dinë se “Pyjet kombëtare” nuk është ndërmarrje që fikë zjarre, duhet vetëm të reagojë shpejtë dhe gjithmonë, gjithmonë të gjendet vendi i ngjarjes”, thekson Gruevski. Shton se përveçse me automjete, janë të pajisur edhe me pompa mekanike, ndërsa momentalisht u përfundon tenderi për furnizim me edhe 100 spërkatëse mekanike. Sqaron se ato janë spërkatës që përmbajnë rreth 25 litra ujë. Nga “Pyjet kombëtare” konsiderojnë se arsyeja për zjarret në pyll në pjesën më të madhe është pakujdesia njerëzore dhe se pikërisht për shkak të faktit se në këtë periudhë të vitit bëhet djegia e kallamishteve dhe lëvizja nëpër pyje, sjellja joadekuate. “Mendoj se në këtë moment nuk mendohet për ndalesë të plotë të lëvizjes nëpër pyje. Mirëpo, nëse vlerësojmë dhe shërbimet tona vlerësojnë se duhet bërë, ne do të dorëzojmë propozim në Ministrinë e Bujqësisë, ndërsa ministri është ai që do ta aprovojë propozimin tonë ose nuk do ta aprovojë propozimin tonë”, shprehet Gruevski. Një vit nga zjarret e vitit të kaluar – YouTube Една година од ланските пожари – YouTube Boris Kunoski foto: MIA arkivi video: Sërgjan Kërstiq

QËNDRONI TË LIDHUR