Një tërmet i dobët në mëngjesin e sotëm në Shkup
- Një tëmet i dobët është ndjerë në mëngjesin e sotëm në orën 9:45 sipas kohës lokale në rajonin e Shkupit.
Shkup, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Një tëmet i dobët është ndjerë në mëngjesin e sotëm në orën 9:45 sipas kohës lokale në rajonin e Shkupit.
Tërmeti ka qenë me intensitet prej 2,2 ballë sipas shkallës Rihter në kufirin Maqedonia e Veriut-Kosovë-Serbi, bëri të ditur Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.
Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej pesë kilometra.
Foto: Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane