• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një pjesë e shumicës "proevropiane" në PE kundër emërimit të Fitos për nënkryetar të KE-së

Një pjesë e shumicës

Bruksel, 5 nëntor 2024 (MIA) - Një pjesë e anëtarëve të grupit parlamentar të Aleancës progresive të socialistëve dhe demokratëve (SD), asaj liberale "Ta ndërtojmë Evropën" dhe Të gjelbrit në Parlamentin Evropian, paralajmërojnë se nuk do ta mbështesin emërimin e italianit Rafaelo Fito për kryetar ekzekutiv të Komisionit Evropian për kohezion dhe reforma.

"Emërimi i Fitos në pozitën e nënkryetarit ekzekutiv për neve paraqet vijën e kuqe", deklaroi shefi i delegacionit francez në SD, Rafael Gluksman. 

Sipas tij, derisa kryetarja e Komisioni Evropian, Ursula fon der Lajen dhe e djathta e saj Partia Popullore Evropiane (EPP) dëshirojnë të sigurojnë shumicë në PE për zgjedhjen e përbërjes së re të Kolegjit të komisarit, do të duhet të mbështeten në forcat "pro -evropiane" - SD, liberalët dhe të gjelbërit, dhe jo te konservatorët dhe reformistët evropianë (ECR) dhe grupe të tjera të ekstremit të djathtë.

Burime në PE bëjnë të ditur se socialdemokratët, liberalët dhe të gjelbërit nuk janë kundër zgjedhjes së Fitos si anëtar i KE-së, por nuk e mbështesin emërimin e tij në një “pozitë kaq të rëndësishme”.

Gluksman paralajmëroi se eurodeputetët francezë nga SD do të flasin kundër Komisionit të ri në votimin në seancën plenare të PE-së, të planifikuar për në fund të muajit, nëse Fito "nuk degradohet" në një pozicion më pak të rëndësishëm.

Edhe pse ECR-ja e udhëhequr nga kryeministrja italiane Xhorxha Meloni nuk e mbështeti zgjedhjen e Fon der Lajenit në Parlamentin Evropian në korrik të këtij viti, megjithatë bashkëpartiaku i tij Fito është nominuar për një nga pozitat më të rëndësishme në Komisionin e ri Evropian. 

Përveç Fitos, shtizat mund të thyhen edhe mes eurodeputetëve dhe komisarit aktual evropian për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë, Oliver Varhej i cili është emëruar në krye të Departamentit të shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve në Komisionin e ri Evropian. qa/

Foto: arkivi i MIA-s/PE

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR