• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një person është plagosur nga të shtënat në lagjen Çento

Një person është plagosur nga të shtënat në lagjen Çento

Shkup, 20 gusht 2024 (MIA) - Një person mbrëmë është plagosur nga të shtënat në lagjen Çento të Shkupit. 

"Më 19.08.2024 rreth orës 20.50 në SPB Shkup ishte raportuar se në bulevardin Aleksandar Makedonski nga një veturë në lëvizje ishte gjuajtur ndaj veturës 'pasat' me targa austriake, me çka plagë ka marrë një person i cili është dërguar në Qendrën Klinike", informojnë nga MPB. 

Nga aty shtojnë se po ndërmeren masa për zbardhjen e rastit. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR