• e martë, 24 dhjetor 2024

Një muaj paraburgim për ish ministrin kroat të Shëndetësisë, Vili Berosh

Një muaj paraburgim për ish ministrin kroat të Shëndetësisë, Vili Berosh

Zagreb, 16 nëntor 2024 (MIA) - Gjykatësi hetues i Gjykatës së Qarkut në Zagreb dënoi me një muaj paraburgim ish ministrin kroat të Shëndetësisë Vili Berosh dhe biznesmenin Sasha Pozder të cilët Departamenti për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit (USKOK) i dyshon për korrupsion gjatë furnizimit të pajisjeve spitalore.

Hetimi ka përfshirë edhe shefin e klinikës neurologjike “KBC” në Zagreb dhe anëtar të menaxhmentit të poliklinikës në Zagreb, Kreshimir Rotim i cili do të mbrohet në liri me kaucion. Sipas mediave, ai ka pranuar pjesëmarrjen e tij në dakordimin rreth punës, ndaj edhe prokuroria nuk ka kërkuar arrestimin e tij.

Pas kryerjes së një hetimi të pavarur, Departamenti për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit (USKOK) akuzon Beroshin, Rotimin dhe Pozderin për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit, marrje të ryshfetit, nxitje të shërbimeve të paligjshme dhe dhënie të mitës, të gjitha këto si pjesë e një shoqërimi kriminal dhe në lidhje me persona juridikë për shkak të dyshimit për dhënie dhe marrje të ryshfetit si pjesë e shoqërimit kriminal.

Sipas USKOK, Berosh, Rotim dhe Pozder janë bashkuar për të shitur pajisje mjekësore nga një prodhues austriak në spitalet shtetërore.

Njëherësh, thekson USKOK, Berosh ka shfrytëzuar autoritetin e tij si ministër i Shëndetësisë ku ndaj drejtorëve të spitaleve shtetërore ka kërkuar që të takohen me Pozderin dhe të angazhohen që ai të punësohet. Po ashtu, Berosh dyshohet se me para nga buxheti i shtetit e ka paguar Pozderin për pajisjet mjekësore, ndërsa ato mjete nuk janë paraparë në planet vjetore të furnizimit. Gjithashtu, USKOK dyshon se Rotim me urdhër të Pozderit ka kurdisur tenderin për furnizimin e pajisjeve mjekësore për KBC-në si dhe për procedura të tjera të furnizimit publik.

Vili Berosh i cili pas këtij rasti është shkarkuar nga kryeministri Andrej Plenkoviq, sot gjatë hyrjes në gjykatë u tha gazetarëve se nuk ndjehet fajtor për akuzat dhe se i konsideron të pabaza.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR