• e premte, 08 nëntor 2024

Një komando i Hamasit është zënë peng në Izrael 15 ditë pas sulmit

Një komando i Hamasit është zënë peng në Izrael 15 ditë pas sulmit

Tel Aviv, 22 tetor 2023 (MIA) - Forcat izraelite kanë zënë peng një pjesëtar të njësisë komando të Hamasit i cili po bënte përpjekje që të kthehet në Rripin e Gazës, 15 ditë pasi sulmet e papritura nga Rripi i Gazës në jug të Izraelit shkaktuan luftë të re. 

Mediat izraelite informojnë sot se ai ishte kapur dje dhe pas sulmit të 7 tetorit ende ka pjesëtarë të Hamasit në vend. 

Në ndërkohë, ishte paralajmëruar se sulmet ajrore mbi Rripin e Gazës do të përforcohen që të sigurohet hyrje më e sigurt e forcave tokësore në ofensivën e ardhshme tokësore. 

Gjatë ditëve të kaluara cak i sulmeve ishin ndërtesa të larta të cilat supozohet se i shfrytëzon Hamasi si pozicione snajperiste. 

Lufta, e cila zgjat tashmë 16 ditë, është më vdekjeprurëse nga pesë luftërat në Gazë për të dyja palët.

Të paktën 4.385 njerëz, kryesisht civilë, humbën jetën në Rripin e Gazës, ndërsa më shumë se 1.400, gjithashtu kryesisht civilë, në Izrael.

Krahas kësaj, 212 pengje që mbahen në Izrael dhe janë dërguar në Gazë janë ende në duart e Hamasit, siç është bërë e ditur sot. Dy amerikanë, nëna dhe vajza, ishin liruar nga Hamasi të premten. fc/

Fotografia: Arkivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR