Një i vdekur gjatë festimit të kampionatit në Napoli, të paktën 200 të lënduar
- Festimi i kampionatit të tifozëve në Napoli, e cila ka zgjat gjithë natën në rrugët e Napolit është hijësuar nga vdekja e një personi, si dhe shifrat për të paktën 200 të lënduarve, njoftuan sot mediat italiane.
- Post By Melahat Baftija
- 13:10, 5 maj, 2023
Napoli, 5 maj 2023 (MIA) - Festimi i kampionatit të tifozëve në Napoli, e cila ka zgjat gjithë natën në rrugët e Napolit është hijësuar nga vdekja e një personi, si dhe shifrat për të paktën 200 të lënduarve, njoftuan sot mediat italiane.
Gjatë kremtimit e ka humbur jetën një djalë 26 vjeçare, i cili, sipas mediave, ka pësuar në të shtëna, ku janë plagosur tre persona të tjerë.
Sipas gazetës Koriere dela Sera, ende nuk është e qartë nëse të shtënat kanë qenë të ndërlidhura me festimin, ose bëhet fjalë për akt kriminal, ndërsa gazeta La Stampa njofton se vikitma ka qenë e ndërlidhur me një klan mafioz lokal.
Të paktën 200 persona të tjerë janë plagosur gjatë festës nga plagët me thikë, djegiet nga mjetet piroteknike ose sulmet e astmës të shkaktuara nga thithja e tymit nga pishtarët e tifozëve. mb/
Foto: EPA