• e martë, 24 dhjetor 2024

Një grua 49-vjeçare ka humbur jetën në fatkeqësinë e mbrëmshme të komunikacionit para VK Tabanoc

Një grua 49-vjeçare ka humbur jetën në fatkeqësinë e mbrëmshme të komunikacionit para VK Tabanoc

Kumanovë, 21 janar 2024 (MIA) - Një grua 49-vjeçare nga Kumanova ka humbur jetën në fatkeqësinë e mbrëmshme të komunikacionit, që ka ndodhur në autostradën Kumanovë - Tabanoc në dy kilometra para vendkalimit kufitar Tabanoc, kumtoi sot policia.

Fatkeqësia e komunikacionit, ku kanë marrë pjesë tre automobilë, prej të cilave një me targa serbe, ka ndodhur mbrëmë në ora 20:00.

"Në fatkeqësinë kanë marrë pjesë një automjet 'folksvagen polo' me targa të Kumanovës, i drejtuar nga B.T. (24) nga Kumanova, automjeti 'folksvagen golf' me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.P. (45) nga Kumanova dhe automjeti "opel insignia' me targa serbe, i drejtuar nga Gj. N. (59) nga Serbia. Në fatkeqësinë, nga lëndimet ka ndërruar jetë L. T. (49) nga Kumanova, bashkëudhëtare  në automjetin 'polo', ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Ndihma urgjente mjekësore Kumanovë", informoi policia.

Rëndë u lënduan V.P dhe B.T., ndërsa më lehtë Gj.N, konstatuan në spitalin në Kumanovë.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer një ekip nga SPB Kumanovë dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit, trupi i së ndjeres është dërguar në autopsi. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR