Një futbollist i ri gjerman po lufton për jetën pas një sherri në një turne ndërkombëtar
- Policia e Frankfurtit njoftoi sot se një futbollist 15-vjeçar nga Berlini është hospitalizuar me lëndime në tru me rrezik për jetën, pasi u godit nga lojtari kundërshtar pas mbarimit të ndeshjes në kuadër të turneut ndërkombëtar për të rinj.
- Post By Qefsere Abduli
- 19:37, 30 maj, 2023
Frankfurt, 30 maj 2023 (MIA) - Policia e Frankfurtit njoftoi sot se një futbollist 15-vjeçar nga Berlini është hospitalizuar me lëndime në tru me rrezik për jetën, pasi u godit nga lojtari kundërshtar pas mbarimit të ndeshjes në kuadër të turneut ndërkombëtar për të rinj.
I akuzuar për sulmin është një futbollist 16-vjeçar i ekipit francez dhe ndodhet në paraburgim në pritje të një vendimi gjyqësor.
Policia njoftoi se incidenti ndodhi pas mbarimit të garës ndërkombëtare për të rinjtë që u mbajtë të dielën në Frankfurt.
"Viktima ishte goditur me grusht në zonën e kokës ose qafës dhe ka rënë. I është dhënë ndihma emergjente mjekësore në vendin e ngjarjes, dhe më pas është dërguar në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia kërkon ndihmë nga dëshmitarët të cilët kanë video-filmime nga incidenti. qa/shk/