• e hënë, 30 shtator 2024

Një futbollist egjiptian vdiq nga ataku kardiak

Një futbollist egjiptian vdiq nga ataku kardiak

Kajro, 6 korrik 2024 (MIA) - Futbollisti egjiptian dhe ish reprezentuesi i këtij vendi, Ahmed Refat vdiq në moshën 31-vjeçare si pasojë e atakut kardiak, kumtoi sot pres shërbimi i Federatës së futbollit të Egjiptit.

Futbollisti i ekipit egjiptian në ligën e parë Fjuçers ka përjetuar atak kardiak në ndeshjen e xhiros së 16-të të kampionatit egjiptian kundër Al-Itihad (0:0), e cila është luajtur më 11 mars.

Refat e ka humbur vetëdijen dhe ra në fushë, pas çka është dërguar në spital, ku mjekët kanë arritur të rianimojnë, por gjendja e tij shëndetësore ka mbetur jostabile dhe është vendosur në komë të induktuar. bsh/

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR