• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një ekip ekspertësh i EULEKS-it do ta stërvit policinë në veri të Kosovës

Një ekip ekspertësh i EULEKS-it do ta stërvit policinë në veri të Kosovës

Prishtinë, 25 nëntor 2023 (MIA) - Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e së drejtës në Kosovë, EULEKS, kumtoi se në veri të vendit është sistemuar ekip i specializuar, me gjithasej gjashtë këshilltarë policorë, detyra e të cilëve është ta këshillojë policinë e Kosovës si më mirë t'i zbatojë aktivitete e rregullta policore në pengimin dhe luftën kundër krimit dhe garantimin e sigurisë në atë rajon, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Gjashtë këlshilltarët vijnë nga Holanda dhe Suedia, ndërsa punën e tyre në veri të Kosovës, të banuar me shumicë popullatë serbe, do të kryjnë në fillim dy muaj, me mundësi për vazhdim. Sipas EULEKS-it, puna e tyre mund të vazhdojë derisa ky mision nuk vendos kapacitete afatgjate këshilldhënëse në veri të Kosovës.

Ky përforcim i EULEKS-it, thuhet në kumtesë, do të punojë duke u mbështetur në përvojën e tyre dhe ekspertizën në punën policore.

"Ata do të veprojnë në komunat veriore në bashkëpunim të ngushtë me kolegë nga policia e Kosovës dhe me këshillarët e lartë policorë të EULEKS-it", njoftoi Misioni. bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR