• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një anëtar i Kamorës italiane është arrestuar në Portugali pas ndjekjes 20-vjeçare

Një anëtar i Kamorës italiane është arrestuar në Portugali pas ndjekjes 20-vjeçare

Lisbonë, 9 mars 2024 (MIA) - Policia portugeze njoftoi sot se ka arrestuar një anëtar të organizatës kriminale italiane Kamora pasi ishte ndjekur 20 vjet.

Në kumtesën e policisë bëhet e ditur se arrestimin e ka kryer në veri të vendit dhe se kundër anëtarit të kamorës, siç njihet mafia e Napolit, ishte shpallur fletëarrest evropian. 

"Para 20 viteve, 69-vjeçari ishte dënuar me 15 vite burg për tregti me drogë, por u arratis dhe që atëherë kërkohet nga autoritetet italiane", njoftoi policia. 

Ai u paraqit para gjykatësit portugez dhe do të mbetet në burg që të presë ekstradimin. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR