• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nikollovski: LSDM e kundërshton partizimin e Këshillit për Mbikëqyrje Civile të Komunikimeve

Nikollovski: LSDM e kundërshton partizimin e Këshillit për Mbikëqyrje Civile të Komunikimeve

Shkup, 28 nëntor 2024 (MIA) – LSDM ashpër e dënon dhe kundërshton partizimin skandaloz të Këshillit për Mbikëqyrje Civile të Komunikimeve që e bën VMRO-DPMNE, deklaroi në konferencën e sotme për media, Lupço Nikollovski, deputet i LSDM-së.

Ky organ, sqaroi, e kontrollon punën e institucioneve të cilat i ndjekin komunikimet, përgjimet dhe vendos për ankesa nëse dikush është përgjuar. 

“Domethënë është me rëndësi vitale për mbikëqyrjen civile ndaj ndjekjes së komunikimeve, të drejtave të njeriut, lirive dhe demokracisë në vend. Dhe në vend që të përbëhet nga ekspertë kompetentë dhe jopartiak, DPMNE e shndërron në instrument të kontrollit partiak të komunikimeve dhe përgjimeve”, tha Nikollovski. 

Sipas tij, kryetari i propozuar dhe një pjesë e anëtarëve janë aktivistë shumëvjeçarë partiakë të VMRO-DPMNE-së, me çka, siç tha, në tërësi e rrënon besimin në këtë trup i cili duhet të jetë i pavarur. 

“Ilçe Dimovski, kryetar i UFR Manastir, sekretar i Komitetit Komunal të DPMNE-së në Manastir. Tani DPMNE po propozon si kandidat nga OJQ, në mënyrë skandaloze. Mirçe Stojkov, ish-kryetar i Komitetit Komunal të DPMNE-së në Koçan dhe këshilltar aktual në këshillin e DPMNE-së. Edhe Nikolla Zaturovski – sekretar organizativ i DPMNE-së. Këto janë kuadrot partiake të cilat DPMNE dëshiron të infiltrojë dhe kjo është një goditje e fortë për demokracinë dhe të drejtat e njeriut”, deklaroi Nikollovski në konferencën për media.

Kërkojmë, potencoi ai, pushteti të tërhiqet dhe urgjentisht të kthehet procedura në kuadër të normave dhe standardeve ligjore. 

Paralajmëroi se LSDM ashpër do të kundërshtojë dhe nuk do të lejojë, siç tha, të kalojë ky partizim. Nikollovski theksoi se do ta informojnë të gjithë bashkësinë ndërkombëtare, ambasadat dhe institucionet ndërkombëtare relevante. 

“Nëse DPMNE qëndron e shurdhër ndaj këtyre paralajmërimeve, do të marrë masa edhe më radikale. Nuk do të lejojmë kthimin në të kaluarën e errët ku qytetarët ishin përgjuar, vëzhguar, frikësuar, nuk do të lejojmë që partia në pushtet t'ua rrëmbejë jetën private dhe ta keqpërdor atë”, tha në konferencë për media, deputeti i LSDM-së, Lupço Nikolovski. fc/

Fotografia: LSDM

QËNDRONI TË LIDHUR