• e enjte, 03 tetor 2024

Niko Kovaç shkarkohet nga Volfsburgu

Niko Kovaç shkarkohet nga Volfsburgu

Volfsburg, 17 mars 2024 (MIA) - Volfsburgu i largoi trajnerin Niko Kovaç dhe vëllaun e tij Robert, i cili ishte ndihmës trajner.

"Ujqërit" dje kanë humbur me rezultatin 3:1 si vendas nga Augsburgu, ndërsa kjo ishte ndeshja e 11-të e njëpasnjëshme pa fitore dhe humbja e tretë radhazi. Kampionët nga viti 2009 janë në vendin e 14-të në tabelë dhe gjashtë pikë mbi vendet që do luajnë në balotazh.

"Pas humbjes nga Augsburgu, kemi vendosur ta ndërpresim bashkëpunimin ne Niko Kovaçin. Na vjen keq për këtë situatë, por besojmë se duhet t'i japim impuls ekipit që të stabilizohet", tha drejtori Marsel Shefer. bsh/

Foto: Tuiter.Volfsburg

QËNDRONI TË LIDHUR