• e hënë, 08 korrik 2024

Niki Hejli paralajmëron mbështetje për Trampin në zgjedhje

Niki Hejli paralajmëron mbështetje për Trampin në zgjedhje

Uashington, 23 maj 2024 (MIA) - Ish kandidatja republikane për nominimin presidencial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) Niki Hejli deklaroi se në zgjedhjet e nëntorit do të votojë për Donald Trampin i cili ishte rivali i saj në zgjedhjet paraprake partiake.

Ajo vlerësoi se Trampi duhet të punojë për të fituar votuesit e saj, shkruan Zëri i Amerikës (VOA).

"Do të votoj për Trampin. Por, unë i qëndroj asaj që thashë kur u tërhoqa nga gara paraprake, Trampi duhet të kontaktojë njerëzit që votuan për mua, jo thjesht të supozojë se ata do të votojnë për të tani. Dhe sinqerisht shpresoj që ta bëjnë", tha Hejli e cila shërbeu si ambasadore në KB në administratën Tramp.

Hejli u tërhoq nga gara dy muaj më parë, por nuk e mbështeti Trampin në atë kohë, duke e akuzuar atë për krijimin e kaosit, mosbashkëpunimin me aleatët ndërkombëtarë dhe pyetjen nëse ishte e mundur të bëhesh president në moshën 77-vjeçare.

Nga ana tjetër, Trampi e ka kritikuar apo ofenduar shpesh Hejlin.

Madje, fushata e Trampit nuk e ka komentuar ende deklaratën e re të Niki Hejlit. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR