• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ngjarje humanitare e Kryqit të Kuq për popullatën e pësuar në tërmetin në Turqi dhe Siri

Ngjarje humanitare e Kryqit të Kuq për popullatën e pësuar në tërmetin në Turqi dhe Siri

Shkup, 20 mars 2023 (MIA) - Me rastin e 78 vjetorit nga formimi i tij, Kryqi i Kuq sot në hotelin "Holidej in" organizon ngjarje kushtuar humanitetit dhe solidaritetit për popullatën e pësuar nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

Në ngjarjen është paraparë fjalim i kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ambasadorit turk në shtetin tonë, Hasan Mehmet Sekizçok, si dhe të sekretarit të përgjithshëm të Kryqit të Kuq, Sait Saiti.

Qëllimi i ngjarjes është të rrumbullaksohen aktivitetet për ndihmë dhe përkrahje të popullatës së pësuar nga tërmeti katastrofik në Turqi dhe Siri dhe për këtë qëllim do të organizohet aksion humanitar. bsh/

Foto: Kryqi i kuq

QËNDRONI TË LIDHUR