Nga zjarri izraelit është goditur një automjet i KB-së në Gazë, jelekët antiplumb i shpëtuan njerëzit në të
- Zjarri izraelit goditi automjetin e KB-së në Gazë, pjesë e një karvani humanitare e koordinuar me autoritetet izraelite, njoftoi organizata botërore. Incidenti, në të cilin nuk ka të plagosur ose viktima, ndodhi dje, deklaroi zëdhënësi i KB-së dhe kujtoi ngjarjet e mëparshme të ngjashme.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:20, 29 gusht, 2024
Nju-Jork, 28 gusht 2024 (MIA) - Zjarri izraelit ka goditur një automjet të KB-së në Gazë, pjesë e një karvani humanitar të koordinuar me autoritetet izraelite, njoftoi organizata botërore. Incidenti, në të cilin nuk ka të plagosur ose viktima, ndodhi dje, deklaroi zëdhënësi i KB-së dhe kujtoi ngjarjet e mëparshme të ngjashme.
"Mbrëmë, një automjet humanitar i KB-së i identifikuar qartë, si pjesë e një karvani i cili ishte plotësisht i koordinuar me (forcat e armatosura izraelite) u godit dhjetë herë nga zjarri izraelit", deklaroi zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të KB-së Stefan Dizharik.
Sipas tij, jelekët antiplumb i shpëtuan dy personat në automjet. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s