• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sulme të reja izraelite ndaj Bejrutit, kryeministri libanez, Mikati kërkoi bota "t'i bëjë presion" Izraelit

Sulme të reja izraelite ndaj Bejrutit, kryeministri libanez, Mikati kërkoi bota

Bejrut, 6 tetor 2024 (MIA) - Forcat mbrojtëse izraelite sot në mëngjes sërish i sulmuan paralagjet jugore të Bejrutit në serinë e rre të sulmeve ajrore, ndërsa mediumet libaneze transmetojnë se sulmet e djeshme ndaj këtyre vatrave të Hezbollahut ishin më të mëdhatë deri më tani.

Kryeministri libanez, Naxhib Mikati sot i bëri thirrje "botës t'i bëjë presion" Izraelit që në mënyrë më serioze t'u përvishet negociatave për ndërprerje të zjarrit.

Gazetarët e huaj në kryeqytetin libanez kanë dëgjuar shpërthim të fuqishëm dhe kanë vërejtur tym nga paralagjet jugore.

Forcat ajrore izraelite tashmë dy javë i bombardojnë këto paralagje nga të cilat banorët tashmë janë larguar.

Korrespondenti i Bi-Bi-Si-së sulmet e mbrëmshme i pëshkruajti si më të mëdhatë në kryeqytetin libanez prej fillimit të përleshjeve të përforcuara mes armatës izareltie dhe Hezbollahut iranian, të cilët mes vete shkëmbejnë zjarr përtej kufirit, prej 8 tetorit të vitit të kalaur, një ditë pas fillimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit palestinez në Gazë.

Mediumet libaneze lajmërojnë se drejt vendit të sulmit shpejtojnë auto-ambulancat e ndihmës së shpejtë.

Al-Xhazira vlerëson se në sulmet e sotme izraelite janë goditur disa kuarte në paralagjet jugore të Bejrutit dhe rruga që çon drejt aeroportit ndërkombëtar. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR