• e diel, 07 korrik 2024

Nga nesër reshje të shpeshta të rrëmbyeshme me erë të fortë dhe breshër

Nga nesër reshje të shpeshta të rrëmbyeshme me erë të fortë dhe breshër

 Shkup, 23 qershor 2024 (MIA)  - DPHM paralajmëron  se gjatë javës së ardhshme, kryesisht në orët e pasdites, do të ketë reshje  më të shpeshta  të rrëmbyeshme dhe bubullima. Proceset lokale do të jenë në formë stuhie me reshje të rrëmbyeshme shiu, erë të fortë dhe breshër.

 Ditët në vijim do të vazhdojnë të jenë të ngrohta, por me ulje graduale të temperaturës ditore.

 Nesër moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, kryesisht në zonat perëndimore të vendit do të ketë reshje më të gjata me erë të fortë dhe bubullima. UV=8. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite në pjesë të luginës mund të ketë reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë e fortë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR