• e enjte, 11 korrik 2024

Nga mesnata lirohet mazuti, benzinat me çmim të pandryshuar

Nga mesnata lirohet mazuti, benzinat me çmim të pandryshuar

Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Nga mesnata do të zvogëlohet çmimi me pakicë i mazutit, ndërsa çmimet e benzinave mbeten të pandryshuara, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë.

Mazuti zvogëlohet për 1.009 denarë për një kilogram dhe ai nga mesnata do të shitet me çmim prej 47,625 den/kg.

Eurosuperi BS 95 edhe më tej do të shitet me çmim prej 84 denarëve për një litër, Eurosuper BS - 98 me çmim prej 86 denarë për një litër, ndërsa dizeli me çmim prej 77 denarë për një litër.

I pandryshuar mbetet edhe çmimi i Ekstra vajit të lehtë, i cili do të shitet me nga 75,5  denarë për një litër. bsh

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR