• e diel, 01 shtator 2024

Netanjahu pas sulmit nga Irani: Penguam, u përgjigjëm, së bashku do të fitojmë

Netanjahu pas sulmit nga Irani: Penguam, u përgjigjëm, së bashku do të fitojmë

Tel Aviv, 14 prill 2024 (MIA) - Izraeli do të fitojë pasi të mbrohet nga sulmi i dronëve dhe raketave iraniane, tha sot kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu.

"Penguam, u përgjigjëm, së bashku do të fitojmë, tha Netanjahu në një postim të shkurtët në rrjetin X.

Deklarata e Netanjahut pasoi pas vlerësimit dy-orësh të situatës me ministrin për kabinet ushtarak Beni Ganc dhe ministrin e Mbrojtjes Joav Gallant, thekson Tajms of Izrael.

Irani mbrëmë lëshoi ​​qindra dronë dhe raketa lundrimi në Izrael, si hakmarrje për sulmin ndaj konsullatës iraniane në Damask ku e humbi jetën komandanti i Gardës Revolucionare në Siri dhe Liban, Mohamad Reza Zahedi dhe zëvendësi i tij, si dhe pesë policë që i shoqëronin. ls/ 

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR