Netanjahu përsëriti se nuk mund të ketë armëpushim të përhershëm në Gazë derisa Hamasi të shkatërrohet
- Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se nuk do të ketë armëpushim të përhershëm në Gazë derisa të shkatërrohen kapacitetet ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit.
- Post By Fami Bajrami
- 13:27, 1 qershor, 2024
Tel Aviv, 1 qershor 2024 (MIA) – Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se nuk do të ketë armëpushim të përhershëm në Gazë derisa të shkatërrohen kapacitetet ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit.
Kjo është deklarata e dytë e Netanjahut e lëshuar pasi presidenti amerikan Xho Bajden tha se Izraeli kishte propozuar një plan në tre faza për armëpushim në Gazë në këmbim të lirimit të pengjeve të Hamasit.
"Kushtet e Izraelit për t'i dhënë fund luftës nuk kanë ndryshuar: shkatërrimi i objekteve ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit, lirimi i të gjithë pengjeve dhe sigurimi që Gaza të mos përbëjë më kërcënim për Izraelin", ka thënë Netanjahu.
Izraeli do të vazhdojë të insistojë që këto kushte të plotësohen përpara se të vendoset armëpushim i përhershëm. Ideja se Izraeli do të pajtohet me armëpushim të përhershëm përpara se të përmbushen këto kushte përjashtohet, shton ai.