• e hënë, 08 korrik 2024

Netanjahu: Lufta në Gazë është luftë pët ekzistencë të Izraelit

Netanjahu: Lufta në Gazë është luftë pët ekzistencë të Izraelit

Tel-Aviv, 13 maj 2024 (MIA) - Kryeminitri izraelit, Benjamin netanjahu sot, kur vendi i tij e shënon Ditën e përkujtimit, deklaroi se lufta në Gazë është luftë për ekzistimin e Izraelit.

"Lufta është kjo: ose ne, Izraelit, ose ata, monstrat e Hamasit", tha kryeminitri izraelit gjatë ceremonisë së Ditës së përkujtimit në kodrën Hercël, vendi i varreve kryesore ushtarake në Izrael.

"Ose ekzistim, liri, sikguri dhe prosperitet, ose zhdukje, masakra, dhunim dhe nënshktrim".

Shtatë muaj pas fillimit të luftës në Gazë, Netanjahu tha se Izraeli është "i vendosur ta fitojë këtë betejë" dhe se armiku "do të vazhdojë të paguajë çmim për krimet e veta".

Fitorja ndaj Hamasit do të thotë kthim i të gjitha pengjeve në shtëpi, vazhdoi kryeministri izraelit, ndërsa fitorja e tillë do ta siguronte "ekzistimin dhe të ardhmen" e Izraelit. ab/

foto: EPА

QËNDRONI TË LIDHUR