• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Netanjahu: Izraeli është gati të hyjë në luftë kundër Hezbollahut, por nuk dëshiron

Netanjahu: Izraeli është gati të hyjë në luftë kundër Hezbollahut, por nuk dëshiron

Tel Aviv, 8 janar 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u tha sot rezervistëve të IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) se Izraeli do të preferonte të rivendoste sigurinë në veri të vendit në kufirin me Libanin sesa të shkonte në luftë me Hezbollahun ekstremist libanez, por shtoi se vendi i tij është gati për të bërë atë.

"Hezbollahu na keqkuptoi shumë në vitin 2006, dhe madje edhe tani ata na keqkuptojnë shumë," tha Netanjahu në qytetin verior izraelit Kirjat Shmona, duke aluduar për luftën njëmujore kundër Hezbollahut atë vit.

Udhëheqësi i Izraelit tha se ai sheh "fuqi të jashtëzakonshme, unitetin e njerëzve, vendosmërinë për të bërë gjithçka që duhet për të rivendosur sigurinë në veri" dhe shtoi se kjo ishte politika e tij.

Netanjahu iu drejtua trupave disa orë pasi një raketë antitank goditi Kirjat Shmona. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR