• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Netanjahu: Do të rritet siguria në misionet izraelite

Netanjahu: Do të rritet siguria në misionet izraelite

Tel Aviv, 22 maj 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se siguria në ambasadat izraelite përreth botës do të përforcohet, pasi dy të punësuar në ambasadën izraelite u vranë gjatë të shtënave para ngjarjes në muzeun hebre në Uashington.

Në kumtesën e kabinetit të tij, Netanjahu thotë se është "i shokuar nga vrasja e tmerrshme antisemite", duke shtuar se është informuar për detajet e ambasadorit izraelit në SHBA dhe nga prokurorja publike amerikane Pem Bondi, e cila sërish ka deklaruar se Amerika do ta nxjerrë vrasësin para drejtësisë.

Netanjahu falënderoi Bondin dhe presidentin amerikan Donald Tramp "për kundërshtimin e qartë të antisemitizmit".

"Jemi dëshmitarë të çmimit të tmerrshëm të antisemitizmit dhe provokimeve të egra ndaj shtetit të Izraelit". "Shpifjet e gjakut ndaj Izraelit po na kushtojnë gjak dhe ne duhet t'i luftojmë pa mëshirë". sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR