• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nejmari nuk do të luajë në Kopa Amerika në vitin 2024

Nejmari nuk do të luajë në Kopa Amerika në vitin 2024

Brazili, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Mjeku i reprezentacionit brazilian Lasmar deklaroi se sulmuesi Nejmar nuk do të marrë pjesë në Kopa Amerika në vitin 2024. Turneu do të mbahet në SHBA prej 20 qershor deri më 14 korrik.

"Është herët, nuk ka kuptim të përshpejtohet rrjedha e rehabilitimit. Presim të jetë i gatshëm për t'u kthyer në fillim të sezonit evropian në vitin 2024, dhe ai është në gusht", deklaroi Lasmar për Radio 98.

Nejmar më 18 tetor mori lëndim të rëndë në ndeshjen e reprezentacionit brazilian kundër Uruguajit (0:2) në turneun kualifikues për KB 2026 - këputja e ligamenteve kryqëzuese dhe meniskusit në gjurin e majtë.

Këtë verë sulmuesi u zhvendos në ekipin saudit Al-Hilal nga PSZH-ja. Arriti të luajë pesë ndeshje për ekipin, shënoi një gol dhe tre asistime. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR