• e hënë, 30 dhjetor 2024

Ndihma ushtarake e BE-së për Ukrainën arriti 2.5 miliardë euro

Ndihma ushtarake e BE-së për Ukrainën arriti 2.5 miliardë euro
Bruksel, 22 korrik 2022 (MIA) – Me transhën e fundit prej 500 milion eurove për ndihmë të forcave ushtarake ukrainase, ndihma e përgjithshme e BE-së për Ukrainën tani arrin 2.5 miliardë euro, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Ndihma e BE-së për forcat ushtarake ukrainase është përmes Fondit paqësor evropian i cili është instrument ndërqeveritar i BE-së, dhe ajo nuk kalon përmes politikave të përbashkëta evropiane. Qëllimi është që t’i ofrohet ndihmë ushtrisë ukrainase për mbrojtje nga agresioni rus dhe t’u ndihmohet civilëve. Sot u miratua transhë e re prej 500 milion eurove në kuadër të Fondit paqësor të BE-së dhe Kievit, me çka Ukraina ka marrë 2.5 miliardë euro nga BE-ja vetëm në pjesën ushtarake. Shefi i diplomacisë së BE-së, Zhozep Borel, e ka përshëndetur këtë ndihmë të re. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR