• e shtunë, 23 nëntor 2024

Suedia votoi ndryshime të Kushtetutës me qëllim që ta përforcojë luftën kundër terrorizmit

Suedia votoi ndryshime të Kushtetutës me qëllim që ta përforcojë luftën kundër terrorizmit
Stokholm, 16 nëntor 2022 (MIA) - Parlamenti suedez sot i votoi ndryshimet e Kushtetutës për shkak të përforcimit të luftës kundër terrorizmit, që Turqia e kërkon për ta mbështetur hyrjen e vendit në NATO. Parlamenti sot, gjithashtu, votoi edhe amandamente kushtetuese për spiunim dhe grumbullim të informatave, që shkaktoi shqetësim në mediume. Amandamenti kushtetues mundëson kufizim të parimit të lirisë së bashkimit "kur një grup konsiderohet si terroriste apo e mbështetë terrorizmin". Kundër votoi vetëm partia opozitare E Majta. Amandamenti, që do të hyjë në fuqi në janar, duhet ta mundësojë ndjekjen më të lehtë të anëtarëve të Partisë punëtore kurde (PKK), të cilën Suedia dhe BE-ja e konsiderojnë terroriste. Turqia e frenon hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO, duke i akuzuar se kanë strehuar militantë të afërt me PKK-në dhe Njësitë për mbrojtje të popullit (YPG), të cilët veprojnë në Siri, ndërsa të cilat Ankaraja i konsideron terroristë. Suedia një kohë të gjatë pati ligje të buta kur bëhet fjalë për luftën kundër terrorizmit. Kryeministri suedez, Ulf Kristerson javën e kaluar në Ankara premtoi se do t'i shqyrtojë kërkesat e Turqisë, duke e quajtur "hap të madh" ndryshimin kushtetues. Përveç kësaj, Parlamenti suedez miratoi amandamente kushtetuese të cilat janë cak i kritikave për shkak të ndikimit të tyre potencial ndaj gazetarisë, transmeton DPA gjermane. Spiunazhi i huaj në atë mënyrë bëhet vepër penale dhe hyn në kodin penal. Amandamentet e kufizojnë të drejtën për t'u grumbulluar informata për bashkëpunimin ndërkombëtar suedez për publikim në mediume, që janë të mbrojtura me Kushtetutë. E ndëshkueshme bëhet edhe sigurimi i informatave që mund t'i dëmtojnë marrëdhëniet e Suedisë me vendet apo organizatat e tjera, siç janë BE-ja, NATO-ja, theksoi televizioni suedez SVT. Qeveria thekson se kjo është e domosdoshme që të mbrohet siguria e vendit dhe të mbyllen vrimat në ligje. gazetarët druajnë se këto masa mund të ndikojnë ndaj mbrojtjes së burimeve dhe informatorëve. Mediumet paralajmërojnë se kjo do t'i rrezikojë demokracinë dhe lirinë e të shprehurit. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR