• e enjte, 18 korrik 2024

ANEA: Është ndërprerë furnizimi me energji elektrike i centralit bërthamor Zaporozhje

ANEA: Është ndërprerë furnizimi me energji elektrike i centralit bërthamor Zaporozhje
Vjenë, 8 tetor 2022 (MIA) – Termocentrali i Ukrainës Zaporozhje ka humbur burimin e fundit të fuqisë së jashtme të energjisë për shkak të bombardimeve të reja dhe tani mbështetet në gjeneratorë ndihmës, bëri të ditur sot Agjencia ndërkombëtare e energjisë atomike (ANEA). Fabrika e okupuar nga Rusia dhe më pas e deklaruar si pronë e saj, merr energjinë elektrike të nevojshme për të ftohur reaktorin dhe funksione të tjera të nevojshme për sigurinë e centralit dhe sigurinë bërthamore falë gjeneratorëve me naftë, bëri të ditur agjencia e KB-së. Rryma e termocentralit u ndërpre rreth orës 1 pas mesnate sipas orës lokale, njoftoi ANEA, duke shtuar se po mbështetet në informacionet zyrtare nga Ukraina si dhe në raportet e ekipit të saj prej katër ekspertësh me bazë në termocentral. “Granatimet e vazhdueshme që goditën burimin e vetëm të jashtëm të energjisë së centralit është krejtësisht e papërgjegjshme”, tha drejtori i përgjithshëm i ANEA-s, Rafael Grosi. “Së shpejti do të udhëtoj në Federatën ruse dhe më pas do të kthehem në Ukrainë për të negociuar një zonë mbrojtjeje dhe një zonë të sigurisë bërthamore rreth uzinës. Ky është një imperativ absolut dhe urgjent”, shtoi ai. Operatori ukrainas “Energoatom” herët në mëngjes shkroi në Telegram se është dëmtuar dhe ndërprerë lidhja e fundit e energjisë elektrike për shkak të bombardimeve ruse. Edhe pse gjashtë reaktorët e uzinës janë mbyllur, ai ende ka nevojë për energji elektrike për funksionet e sigurisë jetike dhe sigurinë bërthamore. Gjeneratorët me naftë në stacionin qendror kanë karburant të mjaftueshëm për të paktën dhjetë ditë punë. Rusët dhe ukrainasit fajësojnë njëri-tjetrin për operacionet ushtarake rreth uzinës.

QËNDRONI TË LIDHUR