Ndërprerja e ujit në Shkup do të jetë nga ora 22 të premten deri në riparimin e defektit, thonë për MIA-n nga NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi"
- Pas derdhjes së ujit në rr. "Nikolla Parapunov" në komunën e Karposhit, nga NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" për MIA-n informojnë se, sipas informatave që i kanë", ndërprerja e paralajmëruar në Shkup do të jetë pas orës 22:00 të premten (20 dhjetor) dhe do të zgjat deri në riparimin e defektit.
- Post By Besnik Shuki
- 17:05, 17 dhjetor, 2024
Shkup, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Pas derdhjes së ujit në rr. "Nikolla Parapunov" në komunën e Karposhit, nga NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" për MIA-n informojnë se, sipas informatave që i kanë", ndërprerja e paralajmëruar në Shkup do të jetë pas orës 22:00 të premten (20 dhjetor) dhe do të zgjat deri në riparimin e defektit.
Ujë në Shkup do të kenë banorët e Çairit, Butelit, Radishanit, Rruga e plastikave deri te Ambasada e SHBA-së, Vizbeg, Bardovdc, Hekuranë, Autokomandë zona e lartë, Gjorçe Petrov, Saraj, Shutkë, Fushë Tophanë, "Novosellski pat", Lagjja Dame Gruev, Vollkovë dhe Orman. Shfrytëzuesit tjerë do të jenë pa ujë, njoftojnë nga NP "Ujësjellësi".
Për riparimin e defektit do të ndërpritet uji në tubën kryesore të qytetit F-1600, për shkak të realizimit të intervenimit të ndërlikuar të paralajmëruar operativ për riparimin e tubës kryesore. Krahas këtij lokacioni, nga “Ujësjellësi dhe Kanalizimi" informojnë se do të riparohen edhe tre defekte të mbyllësve përgjatë tubës kryesore, dhe atë në shtrirjen nga rrethrrotullimi në Gjorçe Petrov deri te udhëkryqi të bulevardit “Aradhat partizane” me rrugën “Nikola Parapunov”. bsh/
Fot: MIA arkiv