• e enjte, 26 dhjetor 2024

NBA-ja i hoqi testet për marihuanë

NBA-ja i hoqi testet për marihuanë

Nju-Jork, 10 prill 2023 (MIA) - Udhëheqësia e ligës NBA në të ardhmen më nuk do t'i testojë lojtarët në marihuanë, informuan mediat amerikane, duke transmetuar detaje nga marrëveshja e re kolektive ndërmjet ligës dhe Shoqatës së Basketbollistëve Profesionistë.

Të dyja palët së shpejti duhet ta nënshkruajnë marrëveshjen e re shumëvjeçare, e cila do të përfshijë klauzolë me të cilën mariuhana do të hiqet nga programi i ligës për testimin e narkotikëve, ndërsa lojtarët më nuk do të dënohen për pirjen e marihuanës.

Shoqata e lojtarëve, nga ana e saj, nuk zbuloi detaje nga marrëveshja, duke publikuar vetëm një deklaratë të shkurtë në Tuiter: "Detaje të caktuara do të jenë në dispozicion pasi që të finalizohet lista e kushteve". 

Politika e mëparshme e ligës NBA për përdorimin e mariuhanës ishte më e ashpër dhe përfshinte program këshilldhënës dhe program për mjekim nga varësia, gjobë në të holla deri 25.000 dollarë dhe suspendim prej pesë ndeshjeve. fc/

Fotografia: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR