• e shtunë, 05 tetor 2024

NBA: Bostoni kaloi në epërsi në finalen e madhe

NBA: Bostoni kaloi në epërsi në finalen e madhe

Boston, 7 qershor 2024 (MIA) - Basketbollistët e Boston Seltiks triumfuan me 107:89 kundër Dallas Maveriks në ndeshjen e parë të finales në ligën NBA.

Xhejlen Braun e kryesoi ekopin vendor me 22 pikë, ndërsa Kristaps Porzingis shtoi 20 kosha.

Paraqitje mbresëlë[nëse pati edhe Derik Uajt, i cili ndehsjene përfundoi me 15 pikë.

Në radhët e Dallasit më efikas ishte Lluka Donçiq me 30 pikë, ndërsa Pi Xhej Uashinton e përfundoi ndeshjen me 14 pikë.

Boston në mënyrë furioze e filloi ndeshjen dhe tashmë në gjysmëlojën e parë pati epërsi të paarritshme prej 29 pikëve, duke realizuar madje 16 treshe në dy të katërtat e para.

Ndeshja e ardhshme e serisë finale deri katër fitore është caktuar për të dielën, njejtë në Boston. ab/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR