• e diel, 06 tetor 2024

NBA: Boston - Dallas në finalen e madhe për titull

NBA: Boston - Dallas në finalen e madhe për titull

Nju-Jork, 31 maj 2024 (MIA) - Basketbollistët e Dallasit u kualifikuan në finale të NBA ligës, pasi si mysafir e kanë mundur Minesotën me rezultat 124:103 në ndeshjen e pestë nga finalja e plejofit në Konferencën perëndimore.

Dallas me rezultat të përgjithshëm 4:1 e ka mposhtur Minesotën në serinë deri katër fitore, ndërsa në finalen e madhe për titull do të luajë kundër kampionit të Lindjes, Boston, i cili e ka mundur Indiana Pejsers me rezultatin 4:0.

Finalja fillon më 6 qershor, ndërsa Bostoni është nikoqir i ndeshjes së parë. bsh/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR